E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vazhdimi i këtij projekti dëshmon se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përcaktuar që ti plotësojë të gjitha kushtet dhe nevojat nxënësve dhe shkollave për mësim cilësor, modern dhe të shëndoshë.
Inagurohet salla e re soprtive në Shkollën Fillore 'Luigj Gurakuqi' në Zhelinë


Sot po vazhdojmë projektin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e 145 sallave shkollore sportive në pjesën më të madhe të shkollave të Në bashkëpunim me Komunën e Zhelinës në krye me Kryetarin z. F. Izairi, projekti i premtuar tash më po realizohet me sukses dhe me dinamikën e paraparë, ndërsa kjo dëshmohet me inaugurimin e vazhdueshëm të sallave apo me nisjen e punimeve të sallave të reja shkollore.

Deri më tani janë ndërtuar dhe paisur 55 salla sportive shkollore, duke e përfshire edhe sallën në shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” këtu në Zhelinë. Vazhdimi i këtij projekti dëshmon se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është përcaktuar që ti plotësojë të gjitha kushtet dhe nevojat nxënësve dhe shkollave për mësim cilësor, modern dhe të shëndoshë.

Të nderuar të pranishëm,

Sot po e përurojmë ndërtimin e sallës shkollore në Zhelinë, që është e Modelit të 2-të me një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë, me tribunë dhe me të gjitha paisjet e tjera që do të shërbejnë për sport, në futboll, hendboll, voleboll dhe gjimnastike. Pra, në të do të mund të praktikohen të gjitha sportet që janë pjesë e procesit edukativ-arsimor. Ashtu siç po e plotësojmë sot një nevojë sportive për nxënësit e kësaj shkolle, ne si ministri jemi të prirur të themi se do të jemi në krah të interesave të nxënësve dhe shkollave, me qëllim të krijimit të kushteve më moderne ashtu siç e meritojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në fund, të nderuar të pranishëm, nxënësve e mësimdhënësve por edhe të rinjëve të kësaj ane ua uroj sallën e re sportive.
Inagurohet salla e re soprtive në Shkollën Fillore 'Luigj Gurakuqi' në Zhelinë
Inagurohet salla e re soprtive në Shkollën Fillore 'Luigj Gurakuqi' në Zhelinë
Inagurohet salla e re soprtive në Shkollën Fillore 'Luigj Gurakuqi' në Zhelinë
Inagurohet salla e re soprtive në Shkollën Fillore 'Luigj Gurakuqi' në Zhelinë

Publikuar: 20.05.2016 | 20:33
Lexuar: 1157 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime