E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Janari i viti 20016 shënon ardhjen time si drejtor, dhe për këtë periudhë janë bërë disa riparime në shkollë, nëpër klasa, kabinet të informatikës dhe në vetë parkun e shkollës. Është bërë punë, por na pret edhe shumë punë e angazhim, e i vetmi qëllim është të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët, për nxënësit tanë, për ardhmërinë tonë”-theksoi Ismaili
Gërshtim i bukur gjuhësor e muzikor
Shkolla Fillore në Tearcë shënoi Ditën e shkollës


Sadije Aliti

Shkolla Fillore “Kiril Pejçinoviq” në fshatin Tearcë me një program të pasur kulturo-artistik e shënoi Ditën e shkollës në praninë e një numri të madh të mysafirëve. Mësimi në këtë shkollë ndër vite zhvillohet në tri gjuhë, shqip, maqedonisht e turqisht, por çdo herë krenarë me raportet e mira kolegiale e në mës nxnësve në një frymë të bashkëpunimit e të suksesit. Si mysafirë nderi ishin edhe udhëheqësia e shkollës fillore “Kërste Misirkov” nga Gjevgjelia, të cilët shprehën fjalë miradie për pritjen e ofruar dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Drejtori i shkollës Latif Ismaili, theksoi se historiku i arsmit në Tearcë, por edhe më gjërë, daton shumë herët, dhe nga dyert e kësaj shkollë janë arsimuar gjenerata e gjenerata që kanë dhënë shumë për shoqërinë tonë, ndërsa edhe për pak vite do e përmbyll dekadën e shtatë të ekzistimit si vatër e diturisë dhe arsimit në këtë anë, por çdo herë krenarë për rezulatet dhe sukseset e arritura.
foto

Ai theksoi se nxënësit e shkollës kanë marrë pjesë në shumë aktivitete në kuadër të shkollës dhe jashtë saj, duke u pëfaqësuar na gara komuanle, rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare. Ata çdo herë janë kthyer me mirënjohje, të renditur ndër tre fituesit e vendeve të para, çdo herë janë kthyer me suksese.

“Janari i viti 20016 shënon ardhjen time si drejtor, dhe për këtë periudhë janë bërë disa riparime në shkollë, nëpër klasa, kabinet të informatikës dhe në vetë parkun e shkollës. Është bërë punë, por na pret edhe shumë punë e angazhim, e i vetmi qëllim është të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët, për nxënësit tanë, për ardhmërinë tonë”-theksoi Ismaili.

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani përgëzoi shkollën për këtë ditë të shënuar, duke theskaur se arsimimi i gjeneratave të reja është ogligimi të gjithëve.

Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë në mes prindërve, Kryetarit të Komunës, Këshillit të Komunës së Tearcë, por mbi të gjitha i donatorëve që përkrahën dhe mbështetën nisamt e shkollës, për të intervenuiar në infrastrukturën e shkollës.

Mësimdhënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program mjaft të begatshëm kulturo-artistik në tri gjuhë dhe nga shumë zhanre artistike, si dramatizime, recitime, kërcim ritmik, këngë e valle popullore.
foto2
foto4
foto5
foto6

Publikuar: 23.05.2016 | 10:20
Lexuar: 2375 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime