E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Masën të cilën e paralajmëruam nga fundi i vitit të kaluar, ndërsa sot është edhe një premtim i përmbushur. U dëshiroj momente të bukura", njoftoi Ristovski.
Njëzet e pesë studentët më të mirë të shpërblyer me udhëtim arritën në Barcelonë


Njëzet e pesë studentët më të mirë në vitin e fundit nga tre universitetet e para të kualifikuara në rangimin kombëtar të cilat fituan shpërblim për udhëtim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës arritën në Barcelonë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski në profilin e Fejsbukut të tij sot njoftoi se 25 studentët nga tre universitet e para më mirë të kualifikuara në vend - Universiteti "Sh. Cirli dhe Metodi" - Shkup, Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip dhe Universiteti i Evropës Juglindore, kanë arritur në Barcelonë.

"Destinimi të cilin ata e zgjodhën në suaza të masës qeveritare stimuluese-shpërblyese për studentët të cilët kanë mesatare mbi 9,5. Përveç transportit të aeroplanit, falas e kanë edhe qëndrimin treditor në hotel dhe ushqimin. Masën të cilën e paralajmëruam nga fundi i vitit të kaluar, ndërsa sot është edhe një premtim i përmbushur. U dëshiroj momente të bukura", njoftoi Ristovski.

Ristovski paraprakisht njoftoi se në thirrjen publike kanë aplikuar 132 studentë, ndërsa 25 i kanë përmbushur kushtet të theksuara në konkurs sipas komisionit të përzier. Si destinim për udhëtim krahas Barcelonës janë ofruar edhe Parisi dhe Venecia.

Kjo masë, siç u publikua, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Publikuar: 23.05.2016 | 14:28
Lexuar: 713 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime