E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni vlerësoi se disertacioni i doktoraturës së kandidatit Mr.sc. Faton Shabani është i strukturuar në gjashtë kapituj, hyrje dhe perceptimet përfundimtare.
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste


Në Fakultetin Juridik ,,Justiniani i Parë” i Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, ligjëruesi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Mr.sc. Faton Shabani, më 20.05.2015 e fitoi thirrjen shkencore: Doktor i shkencave juridike. Ai, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Gale Galev - kryetar, Prof. dr. Jadranka Daboviq - mentor, Prof. dr. Osman Kadriu, anëtar, Prof. dr. Goran Koevski - anëtar dhe Prof. dr. Tatjana Kamilovska – anëtar, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: ,,Pasojat juridike nga mospërmbushja e detyrimeve të kontraktuara tek marrëveshja për shitje ndërkombëtare të mallrave”.

Komisioni vlerësoi se disertacioni i doktoraturës së kandidatit Mr.sc. Faton Shabani është i strukturuar në gjashtë kapituj, hyrje dhe perceptimet përfundimtare. “Në hyrje të këtij punimi janë ekspozuar bazat dhe caqet e hulumtimit, hipoteza, pyetjet për hulumtimin, korniza teorike dhe metodat e hulumtimit.

Kandidati thekson se me përdorimin e burimeve të ndryshme ndërkombëtare dhe me rregullimin e shitjes së mallrave në tregun ndërkombëtar të shërbimeve dhe mallrave, megjithatë palët e kontraktuara për shitje kanë të njëjtat mjete juridike për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe se kontradiktat që po paraqiten në kontestet që udhëhiqen para gjykatës dhe arbitraritetit vijnë nga disa norma të paqarta në burimet ndërkombëtare, si dhe nga kombinimi i zgjedhjes tipike për Common law dhe Civil law.

Kandidati, në secilin kapitull i analizon dispozitat e një problematike të veçantë, që kanë të bëjnë me titullin me kapitujt adekuat, në burimet ndërkombëtare, edhe atë, në Konventën e Kombeve të Bashkuara për marrëveshjet për shitje ndërkombëtare të mallrave, në krye me UNIDROIT për marrëveshjet e tregtisë ndërkombëtare nga viti 2010. Pastaj, parimet e të drejtës së kontratës evropiane dhe Propozim rregullorja e Parlamentit Evropian. Më pas, kandidati Mr.sc. Faton Shabani, prezanton dhe analizon praktikën gjyqësore dhe jep mendime të caktuara teorike, si dhe vështrimin e tij për gjendjen në raport me çështjet të cilat i hulumton në formë të konkluzave për secilin kapitull veç e veç”, vlerësuan nga komisioni.

Në kapitullin e parë të këtij disertacioni të titulluar ,,Në përgjithësi për mjetet juridike në aktet ndërkombëtare”, kandidati e përcakton termin dhe konceptin e “mjetet juridike”, duke i definuar mundësitë që i kanë në dispozicion palët e kontraktuara, ose njëra palë, në rast të prishjes së marrëveshjes për shitje ndërkombëtare të mallrave, sikurse janë të paraparë në burimet ndërkombëtare që janë bazë e analizës, edhe atë, në Konventën e Vjenës.

Po ashtu analizon çështjet që kanë të bëjnë me mundësitë për kumulim dhe ndryshim të mjeteve juridike. Ndërsa në vështrimin final të këtij kapitulli, ai konkludon se zgjedhja e mjeteve juridike, renditja se në cilën anë mund të shkojnë në përzgjedhjen e mundësive, ose kushteve për kumulim, janë norma të burimeve ndërkombëtare që më së shumti shkaktojnë kontradikta në praktikën gjyqësore.

Te kapitulli i dytë me titull “Mjetet juridike të cilët kanë për qëllim ruajtjen e përmbushjes”, kandidati i ka analizuar mjetet juridike të cilat janë grupuar në “mjete juridike të cilët kanë për qëllim ruajtjen e përmbushjes”. Duke pasur parasysh se caku kryesor i akteve ndërkombëtare është që të mbetet në fuqi marrëveshja sa që është e mundur, kandidati konstaton se pikërisht ky grup i mjeteve juridike më së shumti janë të orientuara në drejtim të realizimit të parimit Favor Contractus. Sipas tij, këto mjete janë tre në numër, edhe atë: e drejta e përmbushjes ose plotësimit, e drejta e përmirësimit të përmbushjes dhe e drejta e uljes së çmimit.

Më pas, kandidati ka bërë edhe analizën e gjendjes së shfrytëzimit të mjeteve jo adekuate juridike dhe kufizimin e të drejtës së palëve që të kërkojnë përmbushjen e marrëveshjes. Sipas tij, ato janë rrethana të cilat e kufizojnë të drejtën e palëve për të përmbushur aktet që dalin nga marrëveshjet.

Në kapitullin e tretë të titulluar “Shfuqizimi (Prishja) i Marrëveshjes”, që sipas kandidatit Mr.sc. Faton Shabani është trajtuar edhe në teori, si mjet më drastik që u është lënë në dispozicion palëve të kontraktuara. Po ashtu, ai ka bërë një analizë thelbësore të instituteve kryesore që kanë të bëjnë me ndërprerjen e marrëveshjes: dëmtimi kryesor, afati shtesë, deklaratë për prishje dhe pasojat e marrëveshjes. Në këtë analizë, ai tregon se aktet ndërkombëtare dhe prishjet para skadimit të afatit, në disa kushte, respektivisht kur në afatin e marrëveshjes për plotësim, njëra palë sillet në mënyrë përmes të cilës i vë në dijeni palës tjetër se ajo nuk di t’i kryej obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.

Te kapitulli i katërt, me titull “Kompensimi i dëmit”, përmes analizës së praktikës gjyqësore, kandidati vjen deri te konstatimi se kompensimi për dëmin llogaritet si mjeti më popullor dhe më i përdorshëm në raste të prishjes së marrëveshjes. Gjithashtu analizohet dhe obligimi i palëve për zvogëlimin e humbjes. Sipas kësaj teorie, pala e cila ngel që të fitojë kompensim për dëmin e pësuar, është e obliguar që të ndërmerr masa adekuate që t’i zvogëlojë humbjet.

Kapitulli i pestë, i titulluar “Lirimi nga përgjegjësitë”, për objekt të analizës i ka rastet e lirimit nga përgjegjësitë të palëve, në rastet kur përmbushja e tyre është e penguar ose e vështirësuar nga rrethana të jashtme, respektivisht kur mosplotësimi është pasojë e veprimit të lëshimit të vetë palës së kontraktuar. Analiza fillon me mbifuqinë, elemente të cilat e përbëjnë dhe pengesat të cilat nga ana e akteve ndërkombëtare llogariten si mbifuqi. Kandidati tregon se në praktikën e kontraktuar ndërkombëtare shpeshherë në ndihmesë janë klauzolat, të cilat vetë palët kontraktuese i parashikojnë tek marrëveshjet e tyre.

Në kapitullin e gjashtë, me titull “Ndikimi i të drejtës së konsumatorit në shitjen ndërkombëtare të mallrave”, shqyrtohen dhe analizohen çështjet që kanë të bëjnë me ndikimin e të drejtës konsumatore ndaj shitjes ndërkombëtare të mallrave. Ai është nisur nga fakti se sot, në nivel ndërkombëtar, konsumatorët gëzojnë më shumë të drejta. Analiza fokusohet në propozim rregulloren.

Në pikëmajet përfundimtare kandidati konstaton se me globalizimin, qarkullimi ndërkombëtar i mallrave paraqet përditshmëri dhe se zhvillimi rapid në tregtinë ndërkombëtare dikton nevojën e aplikimit të praktikave tregtare. Kandidati në fund e analizon edhe gjendjen në Maqedoni, dhe ofron zgjidhje De Lege Ferenda. Më pas, ofron mënyrën e zbatimit të burimeve ndërkombëtare dhe implementimin e tyre në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Kandidati Mr.sc. Faton Shabani dëshmon se për shkak të fshehtësisë së procedurave arbitrare nuk ka qenë në gjendje të ketë qasje në vendimet e Arbitraritetit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Objekt hulumtimi i disertacionit të doktoraturës së Dr. Faton Shabanit janë mjete juridike të cilat subjektet i shmangin nga e drejta objektive të përfshira në burimet ndërkombëtare. Duke pasur parasysh temën e përpunuar në këtë disertacion të doktoraturës dhe objektin e hulumtimit, Dr.Faton Shabani konstaton se burimet ndërkombëtare për shitje të mallrave nuk ishin objekt i studimit të gjerë në Maqedoni, si në aspektin teorik ashtu edhe në aspektin e zbatimit të kësaj të drejte në praktikën gjyqësore dhe arbitrare.
Faton Shabani është lindur më 01.01.1986. Ai nga viti 2004-2008 i ndoqi studimet deridiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, me sukses 10, ku fitoi titullin (Jurist i diplomuar).

Nga viti 2008-2010 ai në Fakultetin Juridik të UT-së i ndoqi studimet e ciklit të dytë, të cilat i përfundoi me sukses 10 dhe fitoi thirrjen Magjistër i shkencave juridike. Nga viti 2011 e deri më sot, Faton Shabani është ligjërues i rregullt në Fakultetin Juridik të UT-së.

Në vitin 2012 zgjidhet Koordinator për ECTS në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, ndërsa më 20.05.2016 në Fakultetin Juridik ,,Justiniani i Parë”, i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ai e fitoi thirrjen shkencore Doktor i shkencave juridike – E drejta afariste, me sukses 10. Deri më tani ka botuar një numër të madh të punimeve në revista më prestigjioze ndërkombëtare, në mesin e të cilave janë: “Non-conformity of Goods in Light of the United Nations Convention on Contracts for the International Sale of Goods and the Laë on Obligations of the Republic of Macedonia as Part of South-Eastern European Law” Academic Journal of Interdisciplinary Studies Global Impact Factor Year: 0.608 Index Copernicus Year Impact Factor: 6.44Vol. 4, No. 2, S1 August 2015 MCSER Publishing Rome-Italy ISSN 2281-4612 (online)ISSN 2281-3993 (print)Rome, Italy 2015. “Termination of the contract: Principles of European Contract Laë and the Laë on Obligations of the Republic of Macedonia” Mediterranean Journal of Social Sciences Index Copernicus Year Impact Factor: 6.44Vol. 6, No. 4, July 2015 ISSN 2039-2117 (online) ISSN 2039-9340 (print) Rome, Italy 2015. Mobbing and Protective Measures according to the Positive Legislation of Republic of Macedonia”, Economic Vision, viti 1, Tom.1, Nr.1-2, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tetovës 2014, dhe “Rishikimi i të drejtave të njeriut dhe globalizimi“, revista ndërkombëtare e shkencave humane dhe shoqërore – PHILOSOPHICA, Viti 1, vëll.1, Nr.1-2, Fakulteti Filozofik i UT, 2014.
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste
Faton Shabani fitoi titullin Doktor i shkencave të drejtësisë në fushën e të drejtës afariste

Publikuar: 26.05.2016 | 15:12
Lexuar: 114243 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime