E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fotografitë nga ekspozita "Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore", do të mund të vizitohen përgjatë një jave.
Ekspozita kushtuar Demaçit: I pranishëm edhe Ahmeti dhe funksionarë tjerë të BDI-së










Galeria Kombëtare e Maqedonisë në kuadër të kremtimeve për vitin kushtuar Adem Demaçit në 80-vjetorin e lindjes me Bibliotekën Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" sot ka organizuar aktivitet kulturor - ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Hapja është mbajt në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e "Çifte hamam", ku të pranishëm kanë qenë funksionarë të lartë të BDI-së në krye me liderin Ali Ahmeti, ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, ish-ministri i Ekonomisë, njëherësh shef i shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, ministri aktual i Ekologjisë Bashkim Ameti, ambasadori i Kosovës Ylber Hysa dhe mysafirë të tjerë.

Fotografitë nga ekspozita "Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore", do të mund të vizitohen përgjatë një jave.

Demaçi, ndryshe shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e kishte nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani", Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë "Ali Hadri".

Publikuar: 27.05.2016 | 14:44
Lexuar: 761 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime