E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë – përbërës që njihen si “pastrues” të radikalëve të lirë, shkaktues të vërtetuar të kancerit.
Këto janë vetitë shëruese të qershisë
Vetitë shëruese të qershisë shkojnë me hapin dhe ngjyrën e saj. Në këtë pemë të shijshme fshihen përbërës, që ndikojnë në shëndet dhe bukuri.

Janë burim për vitamina A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, mineralet kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink.

Përmbajnë fibra, celulozë, pektinë, proteina dhe karbohidrate.

Ja disa nga vetitë shëruese të qershisë.

MBROJNË PREJ KANCERIT

Qershitë janë të pasura me luteinë, zeaksantinë dhe betakariotintinë – përbërës që njihen si “pastrues” të radikalëve të lirë, shkaktues të vërtetuar të kancerit.

LEXO EDHE: Kapësja e rrobave përdoret edhe për qetësimin e dhimbjeve, ja si (Foto)

Ata kanë edhe kuercetinë, pigment bimor nga grupi i flavonoideve. Sipas shumë studimeve, kjo substancë, shkaku i përbërësve kundër kancerit, ndikon në parandalimin e tij.

MBROJNË ZEMRËN DHE ENËT E GJAKUT

Kaliumi i fshehur brenda qershive të ëmbla ndikon në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve apo pemëve të pasura me këtë mineral mund të jetë i dobishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut, të rrahurave të zemrës dhe aktiviteteve elektrizuese në zemër.

Veç të tjerash, konsumimi i qershive ndihmon edhe te inflamacionet, pakësojnë dhimbjet dhe kthejnë fuqinë, pastrojnë veshkat dhe kanalet urinale.

Publikuar: 31.05.2016 | 23:38
Lexuar: 536 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime