E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i vizitës ishte koordinimi ndërinstitucional në drejtim të aktiviteteve dhe organizimit të diasporës së përbashkët mes dy shteteve.
Një delegacion i Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës qëndroi për vizitë në Komunën  e Gostivarit



Sot në Komunën e Gostivarit për vizitë qëndroi një delegacion i lartë i Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Delegacioni i kryesuar nga Shani Hamitaga, udhëheqës i Investimeve të Diasporës në Kosovë, u prit nga sekretarja e Komunës, zonja Ditmire Shehu dhe përgjegjësi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementim Projektesh, Pajtim Saiti.

Qëllimi i vizitës ishte koordinimi ndërinstitucional në drejtim të aktiviteteve dhe organizimit të diasporës së përbashkët mes dy shteteve.

Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, tha Hamitaga, ka nisur një projekt për evidentimin e diasporës, shoqatave që veprojnë në diasporën shqiptare, si dhe investimet e diasporës.

Në këtë rast, Ministria e Diasporës ka vendosur të ofron asistencë për Komunat e Kosovës por edhe Komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, për strukturimin dhe vendosjen e kontakteve me diasporën.

Hamitaga propozoi që Komuna e Gostivarit të cakton një përfaqësues të Komunës si përgjegjës për Diasporën, me qëllim të koordinimit me rrjetin e krijuar mes institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës, por edhe shoqatave që veprojnë në Diasporën ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.
Personi i caktuar, do të mbante kontakte me institucionet e kyçura në këtë iniciativë, për të pranuar informatat e nevojshme rreth krijimit të regjistrit për diasporën shqiptare, qoftë për shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, bizneset e tyre, shoqatat dhe organizimet e tjera shoqërore të diasporës shqiptare.

Në këtë drejtim, tha Hamitaga, do të vendoseshin ura bashkëpunimi mes mërgatës dhe vendlindjes, qoftë për investime apo edhe realizime të tjera.

Sekretarja Shehu fillimisht përgëzoi Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës për projektin në fjalë, duke shtuar se iniciativa do të shqyrtohet me kryetarin dhe administratën e Komunës, dhe për kohë të shkurt do të merren hapa konkrete në drejtim të emërtimit të përfaqësuesit të Komunës i përcaktuar për raporte me Diasporën Shqiptare.

Përgjegjësi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementim Projektesh, Pajtim Saiti, po ashtu përuroj mysafirët për nismën në fjalë, duke i njoftuar ato edhe me një iniciativë të ndërmarrë mes Komunave të rajonit të Pollogut për hapjen e zyrave për Diasporën, njëra në Gostivari dhe tjera në Tetovë, dhe që do të shërbenin për mërgimtarët e gjitha nëntë komunave të rajonit.

Pjesë e delegacionit kosovar, ishte edhe përgjegjësi i Lidhjes së krijuesve shqiptar të Diasporës, Hasan Qyqalla, i cili me këtë rast për nikoqirët ndau literaturë nga krijuesit shqiptar. Po ashtu, delegacionet këmbyen dhurata simbolike mes tyre.

Publikuar: 03.06.2016 | 18:05
Lexuar: 1786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime