E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Ambientit Jetësor, Bashkim Ameti tha se ndryshimet klimatike ndikojnë në një numër të madh të fushave të ekonomisë dhe shoqërisë.
Konferencë për siguri energjetike


Ministri i Ekonomisë, Driton Kuqi sot mori pjesë në Konferencën ‘Siguria e energjisë dhe sfidat ndaj ambientit në Ballkanin Perëndimorë-rasti i Maqedonisë’, që u organizua nga Instituti për studime politike dhe ndërkombëtare, që drejtohet nga Ylber Sela.

Ministri Kuqi gjatë paraqitjes së tij tha se prioritet kryesor i Republikës së Maqedonisë është përmirësimi i cilësisë së jetesës së qytetarëve të saj. ‘Ky prioritet aplikohet edhe në sektorin e energjetikës, përmes politikave të bazuara në tri parime themelore: sigurimi i furnizimit, qëndrueshmëria dhe konkurrenca, ndërsa në drejtim të realizimit të tri qëllimeve strategjike si efikasiteti energjetik, burimet rinovuese të energjisë dhe mbrojtja e mjedisit jetësor’ tha ministri Kuqi, duke shtuar se qëllimi kryesor i disa dokumenteve strategjike në sferën e energjetikës, të miratuara në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë është furnizimi i sigurtë dhe cilësor i konsumatorëve me të gjitha llojet e energjisë. Për realizimin e saj janë marrë parasysh disa prioritete midis të cilave:

"Republika e Maqedonisë dhe rajoni i përcjellin trendet në Evropë dhe më gjerë në sektorin e energjisë elektrike, por duhet të pranojmë se janë të nevojshme përpjekjet plotësuese dhe të vazhdueshme nga ana e çdo vendi, me qëllim të përshpejtimit të zbatimit të masave të buta të miratuara gjatë samitit në Vjenë’ deklaroi ministri Kuqi.

Ministri i Ambientit Jetësor, Bashkim Ameti tha se ndryshimet klimatike ndikojnë në një numër të madh të fushave të ekonomisë dhe shoqërisë.

‘Ndryshimet e temperaturave dhe regjimi i reshjeve do të ndikojnë në skemat e shpenzimit të energjisë, shëndentin e njerëzve dhe në fushat tjera. Ndryshimet e cikleve të ujit do të ndikojnë si në prodhimin e energjisë poashtu edhe në bujqësi në pjesën e kullosave, të cilat ujiten me shi, disponueshmërisë së ujit për ujitje, industrisë së pyjeve dhe fushave të tjera’ tha Ameti.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti tha se ‘Republika e Maqedonisë ndodhet në një fqinjësi më stabile dhe më të parashikueshme e cila është e ndërthurur në proceset integrative për në BE dhe NATO. Si e tillë, vendi në masë të madhe ndan shumicën e shqetësimeve që ndikojnë edhe vendet tjera të Evropës. Sigurimi i karburanteve të ndryshme, dhe me këtë edhe sigurimi i energjetik i shtetit është prioritet strategjik i kësaj Qeverie’.

Në konferencë morën pjesë ekspertë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuqi

Publikuar: 03.06.2016 | 19:21
Lexuar: 685 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime