Partitë opozitare, LSDM dhe PRSD, të cilat insistonin që komisioni të zbardh rrethanat dhe shkeljen e ligjit, sot thanë se kanë bërë lëshime kurse propozimi i katërt ka qenë kombinim mes propozimit të tyre, propozimit të shumicës qeverisëse dhe propozimit të krye parlamentarit.
Rezultoi sërish pa sukses, përpjekja për formimin e komisionit hetimor, i cili duhet të zbardh incidentin që ndodhi në Kuvend me datën 1 korrik. Takimi i sotëm i krerëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski, përfundoi pa rezultat konkret.
Takimi pritet të vazhdojë nesër. Në përplasjet politike, nuk u shmangën as akuzat për vullnetin mbi zgjidhjen e çështjes së emrit.
Në konferencat e tyre me gazetarët, edhe VMRO DPMNE-ja edhe LSDM-ja theksuan se kanë vullnet politik, i cili mungon në anën kundërshtare për arritjen e kompromisit.
Partitë opozitare, LSDM dhe PRSD, të cilat insistonin që komisioni të zbardh rrethanat dhe shkeljen e ligjit, sot thanë se kanë bërë lëshime kurse propozimi i katërt ka qenë kombinim mes propozimit të tyre, propozimit të shumicës qeverisëse dhe propozimit të krye parlamentarit.
Thonë se kanë propozuar që emrin e komisionit se ai formohet për konfirmimin e përgjegjësisë për incidentin që ndodhi në Kuvend më 1 korrik 2010 dhe të punojë për konfirmimin e përgjegjësisë së pjesëmarrësve dhe të përfshirëve në ngjarje, dhe konform ligjeve dhe akteve nënligjore.
Megjithatë, thonë se edhe kjo është refuzuar nga VMRO DPMNE-ja. Nga partia qeveritare thonë se LSDM-ja ka një inversion të vogël në propozimin e tyre të mëparshëm. Ata thonë se mbeten në kërkesën e tyre me shkrim që komisioni anketues ti shqyrtojë rrethanat para dhe pas ngjarjes së 1 korrikut, por nëse ata kanë vërejtur vullnet të mirë, kanë qenë të gatshëm për lëshime.
Gjithashtu thonë se ata nuk janë të gatshëm që të pranojnë që komisioni do të punojë me kufizime dhe kushtëzime. Partia qeverisëse insiston që formimi i komisionit hetimor dhe rregullorja e punës së Kuvendit të zgjidhen bashkërisht, por për LSDM-në, prioritet mbetet vetëm komisioni anketues.
10.00
Grupet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajnë koordinim për formimin e komisionit anketues i cili do ta shqyrtojë incidentin që ndodhi në dhe jashtë Parlamentit më 1 korrik, si dhe lidhur me ndryshimet e Rregullores për punë të Kuvendit. Këto dy çështje do të jenë temë e takimit me koordinatorët e grupeve të deputetëve që e caktoi spikeri i Parlamentit, Trajko Veljanovski.
Edhe LSDM-ja opozitare dhe VMRO-DPMNE-ja në pushtet informojnë se dëshirojnë ndriçimin e të gjitha rrethanave lidhur me incidentin e 1 korrikut dhe shkeljen e e të gjitha rreullave ligjore, si dhe konstatimin e përgjegjësisë.
Lidhur me komisionin anketues për ndriçimin e incidentit, nga LSDM theksojnë se më me rëndësi është që së pari të konstatohen kompetencat e këtij trupi, e më pas edhe përbërja personale. Nga kompetentët varet se çka do të përfshihet dhe kush do të bartë përgjegjësi.
Shumica në pushtet, ndërkaq, është e gatshme për kompromis, nëse si bazë për të merret vendimi për formimin e komisionit anketues për incidentin që ndodhi në Kuvend në vitin 2007.
Lidhur me ndryshimet e Rregullores për punë të Parlamentit nga LSDM-ja janë decidë se mbeten në kërkesat e tyre që opozita të propozojë pikë në rend të ditës në secilën mbledhje dhe shqyrtim të të gjitha raporteve revizore dhe kontroll të shpenzimit të mjeteve publike. Për VMRO-DPMNE-në më urgjente janë formimi i komisionit anketues dhe ndryshimet e Rregullores, për çka, siç theksojnë, tashmë kanë lëshuar pe - opozita të propozojë pikë në rendin e ditës një herë në muaj. "Parlamenti edhe ashtu ka nga tre mbledhje në muaj, prej të cilave njëra është për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve", komentojnë nga partia në pushtet.
Maqedoninë më 20 korrik e pret mbledhja e Komitetit për Marrëveshje për stabilizim dhe asociim, ndërsa vërejtjet kryesore të KE-së kanë të bëjnë me dialogun politik, reformat në gjyqësi, administratë...