E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tunick ka fituar famë në mbarë botën për fotografitë e turmave masive të njerëzve të zhveshur, të cilat i realizon në pjesë të ndryshme të globit. Ai vet shpjegon se çfarë e josh te nudizmi.
Kur zhvishet i gjithë qyteti për një fotograf









Me mijëra burra e gra u zhveshën në sheshin Bolivar të kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota, për projektin e fundit artistik të Spencer Tunick. Një nga pjesëmarreset, Ivonne Morales e konsideronte këtë një mundësi të rrallë për t’u bërë pjesë e diçkaje vërtet unike.

“Kjo performancë më tërhoqi shumë, sepse është një nga ato gjërat e çmendura që njeriu i bën vetëm një herë në jetë. Është diçka ndryshe, diçka e bukur. Aktivitetet e Spencer Tunick për mua janë të mbushura me art e argëtim njëkohësisht”, tha Ivonne Morales, pjesëmarrëse.

Tunick ka fituar famë në mbarë botën për fotografitë e turmave masive të njerëzve të zhveshur, të cilat i realizon në pjesë të ndryshme të globit. Ai vet shpjegon se çfarë e josh te nudizmi.

“Trupi për mua përfaqëson dëlirësinë e harmoninë dhe një nocion pozitiv për jetën. Vendosja e tij në një hapësire qeveritare dhe tradite, thjesht e ndriçon të gjithë vendin. Është si të hedhësh penelata të kuqeje, roze të fortë e bluje bashkë. Si t’i japësh një shkarkese të fuqishme elektrike, një shpërthim jete”, tha Spencer Tunick, fotograf.

Për Tunick, ky ishte pushtimi i tij në Kolumbinë e ndodhur në pragun e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje me rebelët majtistë, e cila do t’i japë fund një konflikti dhjetëravjeçar. Është e rëndësishme për një artist të punojë në një vend të trazuar, - shprehet ai. - Mendoj se u hap mendjen të gjithëve.

Publikuar: 06.06.2016 | 16:53
Lexuar: 1037 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime