E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjetet e tjera për realizimin e projektit të përgjithshëm do të parashihen në Programin për përpunimin e planeve hapësinore për vitin 2017.
Nënshkruhet marrëveshja për përpunimin e Planit hapësinor për PK Pelister









Marrëveshje për përpunimin e Planit hapësinor për Parkun nacional Pelister sot nënshkruan ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, drejtori i Parkut nacional Pelister, Amet Axhiu dhe drejtori i Agjencisë për Planifikimin e Hapësinor, Lupço Georgievski.

Me përpunimin e planit hapësinor për PN Pelister do të definohen masat për zhvillim turistik integral, do të rianalizohen orientimet për trajtim inteligjent të burimeve natyrale në funksion të ofertës turistike, me çka do të nxitet zhvillimi socioekonomik i lagjeve.

Vlera e përgjithshme për përpunimin e këtij plani hapësinor është 3.665.320 denarë, me ç'rast Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit Vjetor për përpunimin e planeve hapësinore për vitin 2016 për këtë qëllim ka paraparë 900 mijë denarë.

Mjetet e tjera për realizimin e projektit të përgjithshëm do të parashihen në Programin për përpunimin e planeve hapësinore për vitin 2017.

Publikuar: 09.06.2016 | 15:28
Lexuar: 839 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime