E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kuçi porosit se për Republikën e Maqedonisë çdo përfshirje e mundshme do të thotë përmirësim i standardit të qytetarëve, duke e pasur parasysh se gazi është energjensa më e lirë.
Kuçi: Maqedonia të kyçet në rrjetin e gazit rajonal


Shkup, 9 qershor 2016 (MIA) - Përmirësimi i infrastrukturës së gazit dhe ndërtimi i gazsjellësve të rinj do ta bëjnë më të sigurtë Evropën dhe ekonominë e saj, ky është përfundimi kryesor i Konferencës 14-të vjeçare për ndërlidhje të gazit, që sot mbahet në Sofje, Republika e Bullgarisë, ndërsa në të cilën merr pjesë edhe ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.

Kuçi porosit se për Republikën e Maqedonisë çdo përfshirje e mundshme do të thotë përmirësim i standardit të qytetarëve, duke e pasur parasysh se gazi është energjensa më e lirë.

"Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërtimi i sistemit kombëtar për bartje të gazit, lidhshmëria e tij me sistemet rajonale për gazsjellësin, si dhe ndërtimi i sistemit shpërndarës për gaz natyror janë mes prioriteteve në fushën e ndërtimit të infrastrukturës energjetike", theksoi Kuçi në fjalimin e tij.

Ai shtoi se Republika e Maqedonisë është e kyçur me projekte të saj në nismën për lidhje të gazit të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC), e cila ka për qëllim përparimin e diversifikimit të furnizimit me gaz natyror dhe siguri në furnizimin e rajonit, nëpërmjet rrugës së përparimit të infrastrukturës rajonale dhe përmirësimit të integrimit të tregjeve. Me atë, theksoi, praktikisht do të sigurohet furnizim me sasitë e nevojshme të gazit natyror të të gjithë konsumatorëve në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore. (CESEC), duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë.

Ministri Kuçi potencon se Republika e Maqedonisë, në drejtim të përparimit të bashkëpunimit rajonal, dha përkrahje politike dhe u përfshi në aktivitetet për projektin e gazsjellësit TESLA, e cila filon nga kufiri turk, ka rrjedhë dydrejtimëshe të gazit natyror dhe ka për qëllim të sjellë gaz nga drejtimi jug-veri dhe veri-jug, përkatësisht do të sjellë gaz natyror nga rajoni Kaspik dhe gaz natyror rrjedhës nga Amerika, Algjiri dhe Lindja e Afërt, ndërsa në drejtim tjetër gaz natyror nga Deti i Zi.

"Për sigurimin e sasisë së parashikuar të gazit natyror në periudhën në vijim në rrjedhë janë aktivitetet për mbindërtimin e sistemit të përhershëm të gazsjellësit në Republikën e Maqedonisë, lidhshmërinë e saj me sistemet rajonale për gazsjellës, si dhe hapjen e negociatave për sigurimin e sasisë plotësuese të gazit natyror", tha Kuçi.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Marosh Shefçoviq theksoi se kjo konferencë është shumë e rëndësishme sepse Bashkimi Evropian është importuesi më i madh i gazit në botë, dhe çdo gazsjellës i ri që afrohet deri në kujtë e BE-së do të thotë siguri më e madhe për Evropën dhe konsumatorët e saj. "Pjesa më e pasur me gaz në Evropë është pikërisht Evropa jugore dhe juglindore, tha Shefçoviç, duke shtuar se nga ky rajon për momentin ndërtohen tre gazsjellës, ndërsa BE-ja vetëm në periudhën nga viti 2015-2017 investon 315 miliardë euro për gaz.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov deklaroi se që të arrihet lidhje infrastrukturore sa më e shpejtë e rajonit, duhet të punohet seriozisht, ndërsa ajo mund të arrihet vetëm me përkrahje të Bashkimit Evropian, duke theksuar se Bullgaria ka përkrahje të madhe nga Brukseli për projektet e tilla të kapitalit.

Në konferencën e 14-të me rradhë për lidhshmmëri të gazsjellësit, e cila ishte organizuar nga Bullgargazpromi bullgar, morën pjesë ministrat e Ekonomisë dhe Energjetikës të Maqedonisë, Bullgarisë, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë, si dhe 300 anëtarë të delegacioneve të shteteve evropiane.

Publikuar: 09.06.2016 | 16:08
Lexuar: 738 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime