E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E veçanta e natës së dytë, shoqërimi me nxënësit e gjimnazit “Drita” nga Kërçova nën përkujdesin e drejtorit të kësaj shkolle dhe profesoreshave që iu bashkuan orës letrare dhe shoqërimit me poetët. Miqësia e krijuar në këto takime vazhdon, pak rëndësi se a u mor e a u nda ndonjë çmim, ata që morrën çmime ikën e më su panë, e nuk thanë asnjë fjalë, nuk ishte me rëndësi shoqërimi.
Uskana tubon poetë nga gjithë hapësirat shqiptare
Takimet e verës të hyjneshës ilire Thana




Sadije Aliti, Kërçovë





Edhe një fundjavë e kaluar në shoqëri mes poetëve, poeteshave e miqve krijues. Edhe një fundjavë e kaluar nën inspirimin e hyjneshës ilire Thana, shoqërim përmes vargut poetik e ritmit të muzikës së lehtë. Ambient thjeshtë artistik, në Shtëpinë e artit, një mjedis piktoresk me freski mali, por edhe me ngrohtësi arti, mes pikturave të piktorëve nga anë të ndryshme të botës, që kanë bërë piktura me motive të interesante. Hera e tretë radhazi që tubon poetë nga trojet shqiptare, po troje shqiptare edhe nga mërgata, kishin marrë rrugën enkas për Kërçovë. Mimoza e Dhimitri, erdhën nga Selaniku, e Hasan Qyqalla nga Gjermania, kryetar i Lidhjes së krijuesve shqiptarë në mërgatë.Takimet poetike të verës “Guri i Hyjneshës Ilire Thana”, edhe këtë verë dhuruan ngrohtësinë dhe traditën e mikëpritjes shqiptare të Uskanës, po krijuesit i presim çdo herë me zemër të hapur përgjigjen kërçovarët në një vizitë në disa nga objektet dhe monumentet e këtij qyteti që me ardhjen e udhëheqësisë shqiptare në pushtetin vendor frymon edhe më shqip. Monumenti Nëna shqiptare, Kalaja e qytetit dhe disa objekte tjera janë në agjendën e vizitës në programin këtij aktiviteti kulturor, e veçanta e këtij aktiviteti është promovimi i librave të rinj të botuar mes dy aktiviteteve, nata e parë e fokusuar për të përkujtuar veprën dhe krijimtarinë e poetit dhe krijuesin kërçovar Ferit Ramadani, për të vazhduar me leximin e vargjeve poetike. Edhe nata e dytë nën përkujdesin e organizatorëve promovime titujsh dhe lexime poetike, ndarje e mirënjohjeve si shenjë falënderimi për pjesëmarrje. Po përkujdesja e organizatorëve ishte e veçantë, koktej e shoqërim deri pas orëve të natës, po Him Koça, moderator që i jep hije e shije këtij evenimenti, pa të bëmat e tij nuk do të ishte ai shoqërim në atë masë, të heshturit por të gatshëm për çdo gjë Adem Xheladini e Xhelal Ademi, shoqërimi në muzikë i këngëtarit Ferit Abdiu, por edhe tërë stafi tjetër i këshillit organizativ. Këshilltarja e këshillit të komunës së Kërçovës zonja Lirije Jusufi, me dashamirësi ndau mirënjohjet por edhe krijuesja Xhemile Adili, çdo herë në shoqëri të poetëve.

E veçanta e natës së dytë, shoqërimi me nxënësit e gjimnazit “Drita” nga Kërçova nën përkujdesin e drejtorit të kësaj shkolle dhe profesoreshave që iu bashkuan orës letrare dhe shoqërimit me poetët. Miqësia e krijuar në këto takime vazhdon, pak rëndësi se a u mor e a u nda ndonjë çmim, ata që morrën çmime ikën e më su panë, e nuk thanë asnjë fjalë, nuk ishte me rëndësi shoqërimi.

Fundjava e ikur, e mbushur me plot begati arti, vargje të krijuara më parë, vargje të rikrijuara aty për aty, por mbi të gjitha një mjedis poetik. Guri i Hyjneshës Ilire Thana, inspirim edhe i mëtejmë poetik për krijues të rinj e më pak të rinj për një vit mbledh e frymëzon vargje për verën e ardhshme në Uskanë.
s1
s2
s4

Publikuar: 09.06.2016 | 17:54
Lexuar: 2527 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime