E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori Ven Zhenshun e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të RP të Kinës për Maqedoninë dhe Ministrinë e Ekonomisë.
Takim i ministrit Kuçi me ambasadorin kinez Ven Zhenshun

Projektet e realizuara në sferën e energjetikës, siç është ndërtimi i centralit Kozjak, interesi i kompanive nga Kina për ndërtim edhe të centraleve Çerben dhe Galishte dhe projektet për ndërtimin e infrastrukturës të autostradave në Maqedoni, të cilat janë në fazë të realizimit ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të punës në Shkup midis ministrit të Ekonomisë Driton Kuçi dhe ambasadorit të RP të Kinës në Maqedoni, Ven Zhenshun.

Në takim, dy bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e suksesshëm midis dy shteteve mike, ndërsa ministri Kuçi, informojnë nga Kabineti i tij, shprehu shpresë se ky bashkëpunim do të thellohet dhe e theksoi nevojën për ndërtimin e aksit rrugor Shkup-Bllacë i cili është mjaft i frekuentueshëm dhe shumë i rëndësishëm për këmbimin tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Ambasadori Ven Zhenshun e konfirmoi mbështetjen e fuqishme të RP të Kinës për Maqedoninë dhe Ministrinë e Ekonomisë.

Pala kineze përmendi se këtë vit duhet të mbahet takim i Komitetit të Përzier midis Maqedonisë dhe Kinës në Shkup, pas atij që u mbajt në Pekin, ndërsa ministri Kuçi e theksoi gatishmërinë e palës maqedonase për realizimin e këtij takimi.

Pala kineze i bëri ftesë ministrit Kuçi që të marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar në Shamen në shtator të këtij viti.

Publikuar: 13.06.2016 | 16:26
Lexuar: 740 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime