E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesit e Maqedonisë në samtin që do të mbahet nga 22 deri më 24 qershor të vitit 2016 në Palo Alto, Kaliforni janë Bllagica Petreski dhe Zoran Nasteski.
Përfaqësues nga Maqedonia në Samitin global për sipërmarrësi në SHBA


Në Samitin global për sipërmarrësi 2016 (GES) në Kaliforni do të marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga Maqedonia, të cilët i bashkohen më shumë se 700 sipërmarrësve nga tërë bota, si dhe investitorëve, folësve dhe liderëve në botën e sipërmarrësisë, informon Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.

Përfaqësuesit e Maqedonisë në samtin që do të mbahet nga 22 deri më 24 qershor të vitit 2016 në Palo Alto, Kaliforni janë Bllagica Petreski dhe Zoran Nasteski.

Në samitin, siç është paralajmëruar do t'u bashkëngjiten funksionarë të lartë nga Qeveria e SHBA-së duke e përfshirë presidentin Barak Obama, ministrin e Tregtisë Peni Pritcker, drejtoreshën e Administratës për biznese të vogla Maria Kontreras-Sui, drejtorin e USAID-it Gejl Smith, ambasadorin special për çështje globale të femrave Ketrin Rasel si dhe nënsekretarin shtetëror për diplomaci publike dhe marrëdhënie me opinionin Riçard Stengell.

Ky është Samiti i shtatë me radhë në serinë e samiteve që paraprakisht u organizuan nga ana e Shteteve të bashkuara dhe qeverive të Turqisë, Emirateve të bashkuara arabe, Malajzisë, Marokut dhe Kenias.

Publikuar: 21.06.2016 | 11:52
Lexuar: 689 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime