E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njoftoi FSSHM, në takim është biseduar për thellim dhe avancim të bashkëpunimit midis dy fondeve, por edhe për rritje të bashkëpunimit midis institucioneve në pjesën e shërbimeve elektronike.
Ramadani dhe Stefanovski për vizitë në Fondin bullgar të Shëndetësisë

Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski, sot në Sofje kishin takim me guvernatorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Bullgarisë (NZOK) Glinka Komitov.

Siç njoftoi FSSHM, në takim është biseduar për thellim dhe avancim të bashkëpunimit midis dy fondeve, por edhe për rritje të bashkëpunimit midis institucioneve në pjesën e shërbimeve elektronike.

Ramadani në takim ka informuar për shkallën e suksesit të kontrolleve në institucionet shëndetësore, ndërsa dr. Stefanovski e prezantuar sistemin elektronike të FSSHM-së dhe shfrytëzimin e shërbimeve elektornike.

Drejtori i Fondit bullgar Komitov, e ka prezantuar sistemin e tyre informatik dhe ka informuar për përgatitje për Këmbim elektronik të së dhënave për siguri sociale në BE (EESSI) - dokumente të strukturuara elektronike SEDs.

Stefanovski dhe Ramadani i kanë ftuar kolegët bullgarë që ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës së punës në Bullgari, drejtorët Stefanovski dhe Ramadani e vizituan kardiokirurgjinë kombëtare të fëmijëve të Bullgarisë, ku i kanë parë kushtet për mjekim. Posaçërisht është biseduar për intervenimet e foshnjeve të cilët dërgohen nga Maqedonia për operacione në zemër.

Në takimet është dakorduar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe mëtej me këmbim të informatave dhe përvojave që do të kontribuojnë për avancimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor.

Publikuar: 22.06.2016 | 14:05
Lexuar: 585 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime