E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maturantët të cilët kanë për qëllim ta vazhdojnë arsimin e tyre mund të shikojnë në mediat e shtypit dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Publikohet konkursi për regjistrim në fakultet, 24.356 vende të lira

Është publikuar konkursi për regjistrim në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2016/17. Maturantët të cilët kanë për qëllim ta vazhdojnë arsimin e tyre mund të shikojnë në mediat e shtypit dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Zëvendësministri, Spiro Ristovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se konkursi parasheh gjithsej 24.356 vende të lira në pesë institucionet publike të larta arsimore në vend. 13.596 vende janë për studentët e rregullt me kuotë shtetërore, 7.327 vende për studentët me kofinancim dhe 3.493 vende të lira për studentët jo të rregullt.

"Gjatë krijimit të konkursit janë marrë parasysh parametrat e analizave të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe projeksionet për profesionet e ardhshme, të cilat janë me interes të veçantë për shtetin dhe me rëndësi të madhe për prosperitetin shoqëror-ekonomik", theksoi Ristovski.

Më shumë vende të lira ka në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup, 10.535. Prej tyre, 6.606 janë për studentët e rregullt me kuotë shtetërore, 2.819 për kuotë për studentë të rregullt me kofinancim dhe 1.110 për studentë jo të rregullt.

Në Universitetin e Tetovës janë gjithsej 4.600 vende të lira, prej të cilave 1.335 për studentë të rregullt në kutë shtetërore, 2.600 për kuotë për studentë të rregullt me kofinancim dhe 665 për studentë jo të rregullt.

Në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir gjithsej janë 3.543 vende të lira, prej të cilave 2.040 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 790 për kuotë për studentë të rregullt me kofinancim dhe 713 për studentë jo të rregullt.

Në Universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologji "Shën Apostull Pali" në Ohër gjithsej janë 440 vende të lira, prej të cilave 220 për studentët e rregullt në kuotë shtetërore, 110 për kuotë studentë të rregullt me kofinancim dhe 110 për studnetë jo të rregullt.

Në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip gjithsej janë 5.238 vende të lira, prej të cilave 3.335 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1.008 për kuotën studentë të rregullt me kofinancim dhe 895 për studentë jo të rregullt.

Ristovski përkujtoi se datat dhe afatet për regjistrim i përcaktojnë vetë universitetet. Afati i parë për regjistrim është në gjysmën e dytë të gushtit, i dyti nga fundi i gushtit dhe ditët e para të shtatorit, ndërsa i treti nga mesi i shtatorit.

"Personat të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt dhe do të hyjnë në kuotë shtetërore do të paguajnë 200 euro në vit në kundërvlerë denari. Studentët të cilët do të regjistrohen si të rregullt në kuotë me kofinancim dhe studentët jo të rregullt do të paguajnë 400 euro në vit në kundërvlerë denari", theksoi Ristovski.

Ai apeloi që të gjithë studentët e ardhshëm përzgjedhjen në sferën në të cilën do të studiojnë ta bëjnë në bazë të bindjeve personale, afiniteteve dhe predispozitave.

"Edhe sivjet është e nevojshme që kujdes t'u kushtohet profesioneve teknike, veçanërisht inxhinierisë, ndërtimtarisë, prodhimtarisë, si dhe shkencave natyrore dhe matematikës", tha Ristovski.

Në pesë vitet e kaluara, siç tha, kemi rritje të konsiderueshme të numrit të studentëve të cilët vendosin të studiojnë në fakultetet matematiko-natyrore dhe fakultetet teknike.

"Nëse në vitin 2010 kemi pasur 20,9 për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve në gjeneratë të ciltë kanë zgjedhur shkenca teknike dhe matematiko-natyrore, në vitin 2015 kjo për qindje ka qenë 31", potencoi Ristovski

Publikuar: 22.06.2016 | 14:36
Lexuar: 1113 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime