E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nuk mendoj se mbizotëron skepticizëm. Gjithkund ndjehet mbështetje e madhe për Bashkimin Evropian dhe dëshira që jesh pjesë e kësaj familjeje të popujve. Nëse ekziston skepticizëm i tillë, atëherë ai paraqet minoritet i parëndësishëm. Por, shikuar në përgjithësi, mendoj se qytetarët duan ta shohin vendin si pjesë e BE-së", theksoi Fuere.
Fuere: Shumica e qytetarėve duan tė jenė pjesė e familjes evropiane










Rezultatet nga hulumtimi i Sekretariatit për çështje evropiane (SÇE), sipas të cilave ka rënë mbështetja e qytetarëve për integrim në BE, sipas euroambasadorit Ervan Fuere janë në kundërshtim me hulumtimet paraprake të cilat kanë treguar se ata kanë mbështetje të madhe për procesin.

"Ende po i shqyrtojmë këto raporte, por duhet të them se ato janë në kundërshtim me hulumtimet paraprake që e demonstruan mbështetjen e madhe të qytetarëve për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Konsideroj se kjo ende mbetet qëllim primar i qytetarëve, për shkak se ata e shohin integrimin në BE si garanci për ardhmërinë më të mirë, më shumë vende pune dhe ulje të shkallës së papunësisë dhe mundësi që qytetarët e Maqedonisë t'i ndjejnë përfitimet e anëtarësimit", deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup pas promovimit të numrit të 30-të të revistës "Mendimi politik" në organizim të fondacionit "Konrad Adenauer".

Sipas Fueres, skepticizmi nuk dominon dhe shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë duan ta shohin vendin në BE.

"Nuk mendoj se mbizotëron skepticizëm. Gjithkund ndjehet mbështetje e madhe për Bashkimin Evropian dhe dëshira që jesh pjesë e kësaj familjeje të popujve. Nëse ekziston skepticizëm i tillë, atëherë ai paraqet minoritet i parëndësishëm. Por, shikuar në përgjithësi, mendoj se qytetarët duan ta shohin vendin si pjesë e BE-së", theksoi Fuere.

Euroambasadori nënvizoi se BE-ja është e përkushtuar në procesin reformues dhe se mbëshettja e saj është rreth 80 milionë euro ndihmë të drejtëpëpërdrejtë përmes granteve për reformat dhe kuadër në vend i cili ka rol adekuat dhe siguron ndihmë teknike. Për integrim dhe realizim më të shpejtë të qëllimit primar të shumicës së qytetarëve - anëtarësimi në BE, Fuere bëri thirrje për dialog të hapur politik në shtet.

"Autoritetet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha që të realizohen aspiratat e qytetarëve. Për këtë arsye të enjten e kaluar dërgova apel për dialog më të hapur dhe më të fuqishëm politik me qëllim që vendi të lëviz përpara në frymën e konsensusit", shtoi ambasadori i BE-së në Maqedoni.

Sipas hulumtimit të SÇE-së që u publikua dje, ruajtja e emrit për 82,1 për qind e maqedonasve është më i rëndësishëm se sa hyrja në BE dhe NATO. Tek bashkësia etnike shqiptare, madje, 18,1 për qind janë prononcuar për ruajtjen e emrit, përkundër 77,8 për qind të cilët përparësi i japin hyrjes në BE dhe NATO.

Publikuar: 13.07.2010 | 19:15
Lexuar: 280 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime