E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publiku në numër të madh edhe këtë vit kishte mundësi të kënaqet në krijimin, të inspiruar nga hite të njohura të këtij ylli të muzikës, të artistëve të afirmuar Agron Abduli dhe Ivana Mlladenovska.
Shkupi për Bouvin -

Spektakli i nëntë tradicional multimedial "Shiko muzikë, dëgjo fotografi, merr libër" në organizim të Filarmonisë së Maqedonisë dhe Qendrës kulturore për të rinj, i cili është vit iu dedikua legjendës së muzikës Dejvid Bouvi u mbajt mbrëmë në Parkun e Qytetit.

Filarmonia e Maqedonisë nën dirigjim të maestro Emin Xhijan performoi kompozime të njohura të Bouvit, të cilat këtë herë morën shprehje më ndryshe dhe autentike. Përveç Filarmonisë së Maqedonisë në performancat e hiteve mori pjesë edhe një bend si dhe Korri i femrave pranë QKM-së.

Publiku në numër të madh edhe këtë vit kishte mundësi të kënaqet në krijimin, të inspiruar nga hite të njohura të këtij ylli të muzikës, të artistëve të afirmuar Agron Abduli dhe Ivana Mlladenovska.

Publikut të shumtë në numër iu ndanë edhe 20 mijë kopje nga libri "Psikodelia në periferi - Dejvid Bouvi dhe laboratori artistik në Bekenam" nga Meri Finigan.

Në libër janë shfaqur fillimet e para të karrierës së Bouvit, kur si muzikant 22-vjeçar i dëshpëruar ka tentuar të gjejë një klub në Londër, kur do të mund të performojë. Meri Finigan shkruan në vetën e parë, si mike dhe e dashur e tij e atëhershme dhe jep dëshmi të drejtpërdrejta për periudhën e Bouvit për të cilin kemi ditur shumë pak.

Publikuar: 24.06.2016 | 12:09
Lexuar: 1050 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime