E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Katër skultpura paraqesin fazën e parë të projektit të Ministrisë së Kulturës me të cilin planifikohet vendosja e gjithsej 36 skulpturave prej 26 autorëve. Në pajtim me nënshkrimin e marrëveshjeve, të gjithë skulpturat duhet të vendosen deri në fund të vitit.
Skulpturat e para nė qendrėn e Shkupit









Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska - Milevska sot morën pjesë në promovimin e katër skulpturave të para të cilat janë pjesë e projektit të Ministrisë së Kulturës për vendosjen e skulpturave - vepra artistike të autorëve maqedonas në rajonin qendror të qytetit.

Skulpturat janë vendosur në lokacione të ndryshme në qendër të Shkupit, Skulptura e parë "Macja", nga artisti akademik Tome Anxhievski është vendosur para kinemasë "Kultura". Pastaj "Llafazane" vepër e artistit Dimitar Filipovski në rrugën "Maqedonia" përballë Shtëpisë së ARM-së, skulptura"Vajza" nga Grozdanka Kanikova te semaforët në "Putnik" dhe "Të dashuruairt" gjithashtu e Filipovskit, në sheshin "Maqedonia" para Urës së Gurit.

"Konsideroj se ky projekt, i cili është një projekt mjaft kompleks dhe i pari i këtij lloji që realizohet në vendin tonë, ka një dimension me të vërtetë të rëndësishëm në jetën kulturore, sociale edhe shoqërore të Republikës së Maqedonisë sepse skulpturat si një zgjidhje e njohur e metropoleve botërore paraqesin shenja të dallimit", deklaroi ministrja Kançevska -Milevska.

Ajo paralajmëroi se deri në fund të maujit do të vendosen edhe skulpturat "Njeriu dru" dhe "Hapësira kosmopolitike" nga Antoni Maznevski dhe Damjan Gjurov.

Katër skultpura paraqesin fazën e parë të projektit të Ministrisë së Kulturës me të cilin planifikohet vendosja e gjithsej 36 skulpturave prej 26 autorëve. Në pajtim me nënshkrimin e marrëveshjeve, të gjithë skulpturat duhet të vendosen deri në fund të vitit.

Publikuar: 19.01.2009 | 00:49
Lexuar: 939 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime