E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkaq, ministrja Nikolla theksoi se qeveria shqiptare ka vullnet që të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë në të gjitha nivelet e arsimit.
Shqipëria  ka vullnet që të thellojë bashkëpunimin me Maqedoninë
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Pishtar Lutfiu sot qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë ku u takua me ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla.

Në takimin e përbashkët dy ministrat biseduan për bashkëpunimin në sferën e arsimit në mes dy vendeve në bazë të Marrëveshjeve të firmosura bilaterale, dhe njëkohësisht konstatuan se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensifikimin e të gjitha aktiviteteve të cilat dalin nga ky dokument.

“Biseduam për dinamikën e zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar në Vlorë dhe Manastir në mes dy vendeve tona. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si në realizimin e projekteve të përbashkëta, bashkëpunimin universitar, shkëmbimin e studentëve, për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e arsimit, si dhe për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet institucioneve shkencoro - hulumtuese dhe subjekteve tjera të bashkëpunimit”, tha Lutfiu. Ai më tej shtoi se me ministren Nikolla janë dakorduar edhe në formimin e grupeve të përbashkëta të punës.

Ndërkaq, ministrja Nikolla theksoi se qeveria shqiptare ka vullnet që të thellojë bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Ndryshe, si rezultat i nevojës për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe shkencës, në vitin 2015 në Vlorë u firmos Marrëveshja, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë . Në të njëjtin vit në Manastir gjithashtu u firmos Programi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në sferën e shkencës teknologjisë dhe arsimit për periudhën 2015- 2018.
Shqipëria  ka vullnet që të thellojë bashkëpunimin me Maqedoninë

Publikuar: 24.06.2016 | 15:55
Lexuar: 934 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime