E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fotot e mijëra përdoruesve të tjerë të Facebook pasohen me batuta nga më të ndryshmet, si “Presidenti urdhëron, ne bindemi" apo “zhveshur me dekret presidencial”.







Në kuadër të situatës së keqe ekonomike që Bjellorusia po kalon, presidenti i saj Aleksandër Lukashenko mendoi me të drejtë se populli duhet nxitur që të përpiqet më shumë për të kaluar vështirësitë.

"Zhvishuni dhe punoni derisa të djersini", ishte mesazhi i tij për njerëzit, pasi me rublën në rënie të lirë dhe papunësinë e lartë, nuk mund të bëhet gjë tjetër veçse të punohet më shumë.

Por, zor se Lukashenkos mund t’i shkonte mendja se bjellorusët do ta interpretonin fjalë për fjalë mesazhin e tij dhe mijëra prej tyre postuan foto në rrjetet sociale teksa shfaqen të zhveshur në vendet e punës.

Fotot e mijëra përdoruesve të tjerë të Facebook pasohen me batuta nga më të ndryshmet, si “Presidenti urdhëron, ne bindemi" apo “zhveshur me dekret presidencial”.

Mediat në vend kanë ironizuar me situatën, duke thënë se njerëzit u zhveshën dhe djersitën, por ende nuk ka informacione se sa ka ndikuar kjo në ekonomi.
zhveshur me dekret presidencial
zhveshur me dekret presidencial
zhveshur me dekret presidencial

Publikuar: 28.06.2016 | 14:52
Lexuar: 686 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime