E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Afati i realizimit është tre muaj, por Trajanovski theksoi se është marrë premtim nga kryerësit e punëve se punët ndërtimore do të jenë më intensive dhe do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor.
Ndërtohet kanalizim atmosferik në rrugët 'Xhon Kenedi' dhe 'Kemal Ataturk'

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit sot e filloi projektin për ndërtimin e kanalizimit atmosferik të rrugëve “Xhon Kenedi” dhe “Kemal Ataturk”.

Në fillimin e punëve ndërtimore mori pjesë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, anëtarë të Këshillit, si dhe përfaqësues të komunës së Çairit.

-Me këtë ndërhyrje ndërtimore, në rrugët 'Xhon Kenedi' dhe 'Kemal Ataturk' do të ndërtohet kanalizim i ri atmosferik me një gjatësi të përgjithshme prej 800 metrave, ku do të vendosen tubacione me profil të madh prej 1.2000 milimetra. Kanalizimi i ri atmosferik do të përfundojë në pusin lidhës të rrugës 'Cvetan Dimov'.

Me ndërtimin e këtij kanalizimi atmosferik do të përmirësohet drenazhimi i ujerave atmosferik në atë pjesë së komunës së Çairit dhe do të zgjidhet problemi që e kanë pasur me dekada banorët lokal, tha kryetari Trajanovski.

Afati i realizimit është tre muaj, por Trajanovski theksoi se është marrë premtim nga kryerësit e punëve se punët ndërtimore do të jenë më intensive dhe do të përfundojnë deri në fillim të vitit shkollor.

Ky është projekti i dytë kapital, i cili filloi të realizohet në territorin e komunës Çair muajve të fundit, së bashku me zgjerimin e bulevardit "Hristian Todorovski Karposh", Kjo, sipas Trajanovskit, është tregues për bashkëpunimin e shkëlqyer të cilin qyteti i Shkupit e ka me komunën Çair.

Për ndërtimin e këtij kanalizimi atmosferik në rrugët "Xhon Kenedi" dhe "Kemal Ataturk", qyteti i Shkupit do të investojë rreth 23 milionë denarë, përderisa në terren do të punojnë ekipet e kompanisë "JU BAJ 2 AMET" SHPKNJP Shkup.
Ndërtohet kanalizim atmosferik në rrugët 'Xhon Kenedi' dhe 'Kemal Ataturk'

Publikuar: 30.06.2016 | 13:57
Lexuar: 953 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime