E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu potencoi që: “Xhamia e Sahatit është qendra e gjitha xhamive të territorit të Komunës së Gostivarit, dhe që na lidh me të kaluarën e Islamit në këto troje”.
U promovuan punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar
Përfundimi i muajit të Ramazanit dhe ardhja e festës së Fitër Bajramit në qytetin e Gostivarit u shënua me promovimin e investimeve infrastrukturore që lidhen me kultivimin e jetës fetare dhe shoqërore.

Në prani të delegacionit të Komunës së Gostivarit dhe Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame, u promovuan investimet në oborrin e Muftinisë, Medresesë së Vjetër dhe Sahat Kullës së qytetit, respektivisht shtrimi me kalldrëme tradicionale i rrugicave brenda dhe rreth e qark kompleksit fetar si donacion nga kompania “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, nga Italia, me pronar shqiptar, z. Bardhul Durmishi.

“Sonte është nata e fundit e Ramazanit dhe nesër festojmë festën e Bajramit. Kam kënaqësinë që sonte mes dy festave të përurojmë shtrimin e trotuareve brenda dhe përreth Xhamisë së Sahatit me kalldrëm tradicionale, si donacion nga kompania “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, nga Italia, me pronar shqiptar, z. Bardhul Durmishi nga Fshati Zhuzhnjë e Rekës së Epërme i cili jeton dhe punon në Trento të Italisë. Në emër të qytetarëve të Gostivarit, administratës së Komunës dhe në emrin tim personal, shfrytëzoj nga rasti të falënderoi z. Bardhul Durmishi për donacionin e dhuruar. Me këtë donacion, a z. Bardhuli tregoi se nuk e ka harruar vendlindjen dhe është shembull shumë i mirë se si një mërgimtar kontribuon për vendlindjen e vete”, tha kryetari Bejta, i cili vuri në dukje që tani kemi një pamje krejtësisht tjetër dhe është pëlqyer shumë si nga qytetarët e Gostivarit ashtu edhe nga vizitorët që kanë vizituar qytetin e Gostivarit.

Muftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu potencoi që: “Xhamia e Sahatit është qendra e gjitha xhamive të territorit të Komunës së Gostivarit, dhe që na lidh me të kaluarën e Islamit në këto troje”.

“Ishte iniciativë e kahmotshme që ky kompleks i Xhamisë së Sahatit të zbukurohet edhe më fuqishëm që njerëzit që e vizitojnë nga brenda dhe nga jashtë të shohin një monument të bukur dhe funksional. Falë të madhit Zot i cili na ndihmoi për ta arritur këtë, në biseda me kryetarin e Komunës, z. Nevat Bejta mori si obligim që të merrem me këtë çështje dhe fal angazhimit maksimal të tij, arriti të bisedon me donatorë të ndryshëm dhe sot kemi një qendër jashtëzakonisht të bukur e punuar ashtu siç duhet dhe paraqitet si unikate. Gostivari tani ka një qendër për të cilin mund të krenohet dhe që të mund të presim mysafirë nga gjitha vendet që vijnë këtu”, tha muftiu Shaqir Fetahu.

Pronari i Kompanisë “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, z. Bardhul Durmishi shprehu falenderim deri tek Muftinia dhe Komuna e Gostivarit që i dhanë mundësinë përvojën gati 25 vjeçare në Itali ta ekspozon në vendlindje.

“Sa herë shkonimin në punë dhe rregullonim oborret e të tjerëve në Itali, i thoja vetës a do vjen një ditë koha që edhe në vendlindje të shtrojmë këto gurrë, dhe ja erdhi dita”, shtoi Durmishi.

Gjatë solemnitetit, u promovuan edhe çezmat që mbajnë emrin e Sahat Kullës si investim i Komunës së Gostivarit dhe model unikat i ndërthurur me tradicionalen dhe modernen.

Donacioni dhe investimi kalojnë vlerën mbi 100 mijë euro, kurse Komuna e Gostivarit u kujdes për transportin dhe vendosjen e tyre.

Duhet theksuar se në pjesën qendrore të qytetit u rregullua edhe ndriçimin publik, dhe po ashtu u bë rinovimi i objektit të medresesë së vjetër si dhe u restaurua objekti i Sahat Kullës së qytetit.

Brenda kohës, Muftinia në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit ndërtoi muret e reja përreth tre objekteve fetare si dhe u vendosën rrethoja të reja.
U promovuan punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar
U promovuan punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar
U promovuan punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar
U promovuan punimet në Kompleksin e Xhamisë së Sahatit në Gostivar

Publikuar: 05.07.2016 | 10:34
Lexuar: 1900 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime