E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sedat Aliu ka thënë se rastin do të ia lë në dorë drejtësisë dhe shpreson se vrasësi do ta marrë dënimin e merituar.
Babai i Almirit: Boban Iliq është njeri pa ndjenja, nuk janë të gjithë maqedonasit të njëjtë
Pas vrasjes së katërvjeçarit Almir Aliu, nga një maqedonas me ermin Boban Iliq, shumë kush e ka interpretuar rastin tragjik si i shtyrë nga urrejtja etnike kundrejt shqiptarëve, por babai i Almirit, Sedati, ka thënë se jo të gjithë maqedonasit janë të njëjtë, si vrasësi që ia morri djalin.

“Bojan Iliq është një akt që e bën një njeri pa ndjenja, nuk janë të gjithë maqedonasit të njëjtë”, ka thënë Sedat Aliu për Info Magazine të Klan Kosovës në një intervistë ekskluzive realizuar nga shtëpia e tij në Kumanovë.

Sedat Aliu ka thënë se rastin do të ia lë në dorë drejtësisë dhe shpreson se vrasësi do ta marrë dënimin e merituar.

Ndërsa publicisti Qani Mehmedi ka thënë në studio të Info Magazinës në Klan Kosova se maqedonasit dhe shqiptarët nuk nxisin urrejtje të ndërsjellë, porse atë e bënë elementi serb në Maqedoni.

“Shqiptarët prej rënies së komunizmit asnjëherë nuk kanë nxitur urrejtje me maqedonasit, urrejtjen aty e nxisin kolonët serbë të vendosur kohë më parë aty e jo maqedonasit. Unë kam vizituar çdo cep të Maqedonisë dhe e di si funksionon”, ka thënë mehmedi.

Publikuar: 05.07.2016 | 10:37
Lexuar: 559 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime