E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë sot e vizitoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu...
Nuhiu: SPB-Tetovë, gjatë verës punon në dy turne










- Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, sot e vizitoi Repartin për punë administrative dhe zyrtarisht i promovoi risitë në funksionimin e tij, zbatimi praktik i të cilit filloi më 1 korrik dhe do të implementohet deri më 31 gusht.

MPB-ja kumtoi se bëhet fjalë për punë në dy turne të Repartit, respektivisht të shërbimeve për dhënien e letërnjoftimeve dhe dokumentave të udhëtimit, që me punë do të fillojë në orën 8 e 30 minuta dhe do të përfundojë në orën 19 e 30 minuta.

Qëllimi i këtyre risive që tashmë zbatohen edhe në Gostivar edhe në disa qytete tjera të vendit, sqarojnë nga MPB-ja, është që t'u ndihmojnë qytetarëve, shpejtë dhe me cilësi të aplikojnë dhe t'i marrin dokumentet e kërkuara.

“Jam sot këtu për të dhënë mbështetjen time drejtpërdrejt për shërbimet e policisë, të cilët do të jenë të angazhuar për këtë periudhë sa mërgimtarët do të jenë në shtëpitë e tyre, që të mund t’i nxjerrin letërnjoftimet dhe pasaportat edhe në dy turne. Shërbimet tona do të punojnë me dy turne, duku filluar prej orës 8:30 deri orën 19:30”,- deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Nuhiu me këtë rast theksoi se “shërbimet e policisë patjetër që duhet të jenë efikase, efektive dhe më afër qytetarëve, për këtë punë edhe ne jemi këtu”.

Publikuar: 06.07.2016 | 18:18
Lexuar: 551 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime