E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas deputetëvë, me këto ndryshime plotësohen pothuaj të gjitha kërkesat e nxënësve për testimin ekstern.
Kuvendi i miratoi ndryshimet për testimin ekstern







Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me procedurë të përshpejtuar ka miratuar ndryshimet në ligjin për testim ekstern. Sipas ndryshimeve, testimi do të fillojë në klasën e gjashtë ndërsa notat e testimit nuk do të vendosën në dëftesë por në një shtesë të posaçme të saj.

Ndryshime të tjera parashikohen në përzgjedhjen e mbikqyrësve e cila tani do të bëhet me konkurs dhe të njejtët do të paguhen për punën e bërë. Qendra shtetërore për testim është e obliguar para mbajtjes së testit të bëjë publike teste me pyetje për ushtrim.

Sipas deputetëvë, me këto ndryshime plotësohen pothuaj të gjitha kërkesat e nxënësve për testimin ekstern. Në të njejtën seancë janë miratuar ndryshime në Ligjin për arsimimin e kuadrove per arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, Ligjin për mësues në arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjin për institucione të larta arsimore, Ligjin për Punë të Brendshme.

Publikuar: 07.07.2016 | 12:11
Lexuar: 1950 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime