E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Negociatat e sotme mbështeten në rezolutën e javës së kaluar të Parlamentit Europian, ku drejtuesve politikë të Tiranës u kërkohet të zgjidhin krizën duke ngritur një komision hetimor, në të cilin shumicën ta ketë opozita, për të realizuar transparencën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare
Fillojnė bisedimet pėr zgjidhjen e krizės politike nė Shqipėri








Rifillimi sot i negociatave për të zgjidhur krizën politike njëvjeçare synon në arritjen e një kompromisi lidhur me mënyrën e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, për të cilën palët deri tani nuk kanë rënë dakort.

Negociatat e sotme mbështeten në rezolutën e javës së kaluar të Parlamentit Europian, ku drejtuesve politikë të Tiranës u kërkohet të zgjidhin krizën duke ngritur një komision hetimor, në të cilin shumicën ta ketë opozita, për të realizuar transparencën e zgjedhjeve të kaluara parlamentare.


Burime nga PD dhe PS konfirmuan se në qendër të negociatave të sotme do të jenë modalitetet e ngritjes dhe funksionimit të këtij komisioni dhe bërë të mundur zbatimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian.


Kjo rezolutë u përshëndet nga të dyja palët në konflikt por u kuptua në mënyra të kundërta. Për opozitën pika e rezolutës që kërkon hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009 do të thotë që Parlamenti të hetojë edhe fletët e votimit pra që të hapen kutitë e votimit, veprim i kundërshtuar me këmbëngulje nga kryeministri Berisha. Hetimi i fletëve të votimit sipas tij është i paligjshëm dhe nuk mund të bëhet pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese. /dw/

Publikuar: 14.07.2010 | 00:39
Lexuar: 158 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime