E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

16 kampadat e dëmtuara të shtratit të lumit Vardar, shtrat ky i rregulluar në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, janë prishur tërësisht dhe në ditët e ardhshme ato do të zëvendësohen me të reja.
Sanohet shtrati i lumit Vardar










Kanë përfunduar të gjitha procedurat për fillim të realizimit të projektit “Shëtitorja e lumit Vardar”, projekt ky i cili mori pëlqimin e pjesëmarrësve në programin “Forume në bashkësi”. Por, për shkak të dëmtimeve të shumta të shtratit të lumit Vardar, në pjesën ku do të ndërtohet shëtitorja në fjalë, me mjete të Komunës së Gostivarit, aktualisht është duke u rikonstruktuar një pjesë e shtratit në gjatësi prej 40 metrash.

16 kampadat e dëmtuara të shtratit të lumit Vardar, shtrat ky i rregulluar në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, janë prishur tërësisht dhe në ditët e ardhshme ato do të zëvendësohen me të reja.

Në këtë pjesë e cila gjendet në anën e djathtë të lumit Vardar, në pjesën ndërmjet urës te Gjyqi dhe urës te Spitali i qytetit, në gjatësi prej 500 metrash, do të ndërtohet shëtitore moderne në vlerë prej 100 mijë eurosh, me kofinancim të SDC dhe Komunës së Gostivarit

Punët i vështirëson vëllimi i madh i ujit të lumit Vardar, ndërsa Komuna e Gostivarit ka kërkuar nga ELEM që në ditët derisa zgjasin punimet, niveli i ujit të mbahet në minimumin e mundshëm.

Nëse gjithçka shkon në rregull, ndërtimi i kampadave do të përfundojë brenda 5-6 ditëve dhe menjëherë do të pasojë rregullimi i shëtitores.
Sanohet shtrati i lumit Vardar

Publikuar: 14.07.2010 | 15:39
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime