E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bossi i bosëve fshihej brenda një baxhoje të në fermeri që prodhonte djathëra.
Vdes “Il Capo dei Capi”, ja kush ishte kryebosi i mafies së Korleones


Bernardo Provenzano ka qenë një prej bossëve më të fuqishëm të Koza Nostrës, shjkruan La Repubblica.

Ai u arrestua në vitin 2006 pas disa dekadash në arrati.

Pas mbi 40 vjetësh në arrati, më 11 prill 2006 ish-“urithi” i pakapshëm Bernardo Provenzano u arrestua në një baxho në Korleone, fshat në rrethinat e Palermos, jo shumë larg banesës së familjarëve të tij.

Bossi i bosëve fshihej brenda një baxhoje të në fermeri që prodhonte djathëra.

Më poshtë momentet e arrestimit të Provenzanos: festimi i forcave të rendit, puna e policisë shkencore dhe e zjarrëfikësve brenda strofkës dhe objektet e përdorimit të përditshëm të boss-it.

Bernardo Provenzano, i njohur edhe me nofkën “Binnu”, një nga drejtuesit më famëkeqë të organizatës mafioze “Cosa Nostra” gjatë viteve ’50 e në vazhdim, është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës në Burgun e Milanos, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Provenzano ishte krahu i djathtë i bosit mafioz “korleonez”, Salvatore Riina, dhe pas arrestimit të tij në vitin 1993, ai mori drejtimin e “Cosa Nostra”-s.

Veç krimeve të shumta të kryera prej tij, apo me urdhër të tij, Provenzano u bë i njohur edhe për faktin se arriti të qëndrojë në arrati për plot 43 vite. I shpallur në kërkim në vitin 1963, ai u arrestua vetëm më 11 prill të vitit 2006, pasi ndaj tij ishin dhënë informacione se gjendej në një banesë në fshatin e tij të lindjes, Korleone.

Mbi të rënduan akuzat e mbi 20 vrasjeve, kryesisht të policëve, gjyqtarëve, por edhe të rivalëve. Por ato më të bujshmet ishin “Masakra e Kapacit” e 23 majit 1992, ku humbi jetën prokurori i Antimafias Giovanni Falcone, si dhe masakra e rrugës “D’Amelio”, ku 27 ditë më pas, po me anë të një shpërthimi të telekomanduar, u vra edhe bashkëpunëtori më i afërt i Falcones, prokurori Paolo Borselino.

Të dy këta i kishin shpallur luftë të hapur mafies, duke zhvilluar edhe procesin më të famshëm gjyqësor ndaj bosëve të “Mafias siçiliane”, të njohur si “Maxi Proceso”, ku të pandehur ishin 470 persona.

Në momentin e arrestimit, ai u tha policëve që kishinm vitre që punonin për ta kapur, mjaft i qetë: “Bravo, më gjetët, po iu prisja”.

Publikuar: 13.07.2016 | 16:54
Lexuar: 579 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime