E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri pa portofol, Nexhdet Mustafa shprehu falënderim të veçantë për iniciativën dhe interesin e treguar nga ana e ministres Elezi.
Takim i ministrave Elezi dhe Mustafa


Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi në takimin e sotëm me ministrin pa portofol Nexhdet Mustafa, bisedoi për mundësitë për përfshirje më të gjerë të komunave në interaksionin e romëve në nivel lokal.

Elezi, siç theksohet në kumtesën nga kabineti i saj, theksoi se njësitet e vetëqeverisjes lokale në bashkëpunim me Qeverinë do të mund edhe më shumë të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve për jetesë të popullatës rome. Për këtë qëllim përveç mjeteve buxhetore do të mund të sigurohet edhe mbështetje plotësuese donatore, veçanërisht në dhjetë komunat ku janë më të pranishëm romët.

Ministri pa portofol, Nexhdet Mustafa shprehu falënderim të veçantë për iniciativën dhe interesin e treguar nga ana e ministres Elezi. Ai theksoi se në dekadën e romëve janë realizuar shumë projekte të rëndësishme falë mbështetjes së fuqishme nga Qeveria dhe nga bashkësia donatore.

Së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe me komunat, me Memorandum për bashkëpunim, janë realizuar projekte infrastrukturore në 70 për qind të lagjeve rome, me bursa janë përfshirë të gjithë romët të shkollave të mesme me sukses mesatar mbi tre, ndërsa është siguruar edhe bursim i plotë i kujdesit të fëmijëve në kopshtet për fëmijë, ka thënë Mustafa.

Ministrja Elezi theksoi se Ministria është e hapur për bashkëpunim dhe sipas shembullit të disa komunave do të duhet edhe të tjerët të krijojnë programe të veçanta buxhetore për mbështetje dhe integrim të komunitetit rom në komunë.

"Komuna është vendi ku më së mirë mund të shqyrtohen nevojat e qytetarëve dhe të punohet në zgjidhjen e problemeve të tyre. Integrimi i popullatës rome në nivel lokal është i rëndësishëm jo vetëm për popullatën rome, por edhe për tërë komunitetin", tha Elezi.

Në takim, siç kumtohet, është dakorduar që kjo praktikë e bashkëpunimit të rregullt dhe konsultimeve të vazhdojë me qëllim të sigurohen kushte që projektet aktuale të vazhdojnë të impelementohen, si dhe të sigurohen të reja të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve për jetesë të komunitetit rom në bashkësitë lokale.

Publikuar: 14.07.2016 | 16:07
Lexuar: 1727 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime