E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shoferi me inicialet N.S. nga Kërçova i moshës 30-vjeçare me lëndime është dërguar në qendrën mjekësore në Gostivar.
Aksident i tmerrshëm te Gostivari: Humbin jetën baba, nënë e bijë



Tre anëtarë të një familjeje nga Kërçova kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në dalje të Gostivarit.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur direkt edhe atë njëra e tipit Mercdedes me targa malazeze dhe "Opel Astra" me targa të Ohrit, në të cilën jetën e kanë humbur, babai 61-vjeçar me inicialet GJ.S, nëna 56 vjeçare me inicialet R.S. dhe vajza me inicialet A.S. e moshës 28 vjeçare, njofton TetovaSot.

Shoferi me inicialet N.S. nga Kërçova i moshës 30-vjeçare me lëndime është dërguar në qendrën mjekësore në Gostivar.

Nga informacionet fillestare, “Opel-Astra”, e cila lëvizte nga Kërçova u përplas me “Mercedes” me targa malazeze që vinte nga drejtimi i kundërt.

Në stacionin e policisë Gostivar është arrestuar shoferi i Mercedes me targa malazeze në moshën 55 vjeç nga fshati Raotincë e Tetovës dhe ka lëndime të lehta.

MPB informoi se inspektimit është duke u zhvilluar. Trafiku në të dy drejtimet është ndaluar për më shumë se dy orë.

Publikuar: 17.07.2016 | 14:43
Lexuar: 534 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime