Kika, i cili të martën ka demonstruar prodhimin e plisit në oborrin e Muzeut Etnologjik, ka kthyer kohën prapa për të rrëfyer për zanafillën e këtij zanati. Këtë zanat e kam mësuar nga të parët e mi prej moshës 13-vjeçare. Është një zanat i vjetër që e kemi praktikuar gjithë familja, ka thënë Kika.
Musa Kika, i cili ka mbi gjashtë dekada që bashkëjeton me zanatin e plisaxhiut, ka qenë personazhi i ditës së dytë të aktivitetit Java e artizanateve, që po mbahet në Muzeun Etnologjik.
Kika, i cili të martën ka demonstruar prodhimin e plisit në oborrin e Muzeut Etnologjik, ka kthyer kohën prapa për të rrëfyer për zanafillën e këtij zanati. Këtë zanat e kam mësuar nga të parët e mi prej moshës 13-vjeçare. Është një zanat i vjetër që e kemi praktikuar gjithë familja, ka thënë Kika.
Kika (81-vjeçar), i cili është ndër plisaxhinjtë më të vjetër të Kosovës, ka folur edhe për vështirësitë e këtij artizanati që sipas tij është në prag të shuarjes.
Është një zanat i rëndë dhe kemi vështirësi për ta siguruar lëndën e parë. Por meqenëse është traditë kombëtare duhet të ruhet, sepse është hazër për tu braktisur krejt, ka thënë ai.
Teksa demonstronte në praktikë mënyrën se si prodhohet plisi, Kika e ka përshkruar edhe me fjalë punën deri te finalizimi. Gjithë procedura zgjat prej 20 deri në 25 minuta, varësisht se sa është plisi i trashë. Fillimisht pambuku dërgohet në makinë dhe matet me gram, mandej fillon procesi, ka shpjeguar ai.
Duke precizuar se çmimi i një plisi aktualisht sillet rreth 7 euro, Kika ka shprehur shqetësimin se kohëve të fundit ka rënë interesimi. Secili popull e ka traditën e vet. Ky artizanat është pjesë e traditës sonë, por kohëve të fundit është duke shkuar mjaft poshtë, ka thënë ai.
Java
, e cila është vazhdimësi e projektit Promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, do të përmbyllet me 17 të këtij muaji me panairin e artizanateve, në të cilin do të ekspozohen dhe shiten produktet e punëdores. Projekti Java e artizanateve është mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë. (k.d)