E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Investimi i nevojshëm minimal do të jetë 7.700.000 Euro për të dy stadiumet, ku parashihet që të bëhen restaurimet e nevojshme dhe modernizimi i këtyre objekteve sportive në mënyrë që t’i plotësojnë standardet evropiane të garimit në futboll.
Miratohet Vendimi për dhënie me koncesion të dy stadiumeve futbollistike të Tetovës


Ky vendim i jep dritë jeshile komunës së Tetovës për të nënshkruar Marrëveshjen e dhënien me koncesion të stadiumeve të qytetit të Tetovës Shoqatës për aktivitete sportive, tregti dhe shërbime “LD Sport“ Shpkpv-Tetovë.

Këtij Vendimi i kanë paraprirë analizat e bëra dhe formimi i komisionit të tenderimit, ku pas të gjitha analizave dhe shqyrtimeve të nevojshme është marrë qëndrimi që këto dy objekte sportive t’i jepen për menaxhim shoqatës së sipërpërmendur e cila në mënyrë të detajuar ka bërë përshkrimin e aktiviteteve që do t’i zhvilloj në këto dy stadiume gjatë periudhës së ardhshme.

Investimi i nevojshëm minimal do të jetë 7.700.000 Euro për të dy stadiumet, ku parashihet që të bëhen restaurimet e nevojshme dhe modernizimi i këtyre objekteve sportive në mënyrë që t’i plotësojnë standardet evropiane të garimit në futboll.

Këtij vendimi i paraprinë një sërë diskutimesh të të gjitha grupeve të këshilltarëve të përfaqësuara në Këshillin e komunës së Tetovës përveç grupit të këshilltarëve të VMRO-së, duke vlerësuar pothuaj në mënyrë unanime se ky ishte njëri ndër vendimet më të rëndësishme që miraton ky organ komunal gjatë mandatit të tij. Vlerësimi i përgjithshëm i këshilltarëve ishte se me dhënien në koncesion të këtyre dy objekteve sportive do të krijohet impakt për zhvillimin e qytetit, të sportit dhe të futbollit në veçanti. Gjithashtu u vlerësua se gjatë periudhës së ardhshme të gjithë dashamirët e këtij sporti por edhe qytetarët dashamirë të sportit do të kenë kushte shumë më të favorshme për kultivimin e një sporti modern, që aktualisht mund të shihet nëpër qendra të ndryshme evropiane.
Përfitues më i madh i Marrëveshjes që pritet të nënshkruhet së shpejti ndërmjet komunës dhe kompanisë së lartpërmendur do të jetë klubi i futbollit “Shkëndia”, e cila skuadër viteve të fundit edhe pse në kushte të pavolitshme ka arritur suksese të mëdha në fushë të gjelbër. Me restaurimin e stadiumeve të futbollit kjo skuadër futbollistike, s’do mend se do të arrijë suksese shumë më të mëdha gjatë periudhës së viteve të ardhshme.

Publikuar: 19.07.2016 | 14:24
Lexuar: 2067 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime