E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti është pjesë e politikës së Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal. Qëllimi është që përmes investimeve në infrastrukturën komunale të stimulohet zhvillimi i komunave.
Pesėdhjetė miliona euro nga BIE pėr zhvillim mė tė shpejtė ekonomikė tė rajoneve rurale











Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski dhe përfaqësuesi i Bankës Investuese Evropiane, Peter Zejc sot nënshkruan Marrëveshje për hua për financim të projektit "Furnizim me ujë dhe kthim të ujërave të zeza", në vlerë prej 50 milionë eurove.

Projekti është pjesë e politikës së Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal. Qëllimi është që përmes investimeve në infrastrukturën komunale të stimulohet zhvillimi i komunave.

"Ky projekt është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë, por akoma më shumë për zhvillimin ekonomik të rajoneve rurale, në mjediset më të varfëra. Me të do të përmirësohen kushtet dhe cilësia e jetesës së qytetarëve", tha Stavreski para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Kushtet për huanë janë të shkëlqyera, përmendi Stavreski, afat për pagesë 25 vjet, pesë vjet grejs periudhë dhe 1,3 për qind kamatë.

"Në tregun e kapitalit askund nuk mund të gjehen mjete me kushte më të mira se këto. Janë siguruar nën shkallë kamatore jashtëzakonisht të volitshme nga EURIBOR plus largesa varijable prej 0,17 përqindëve. Nëse tani tërhiqet transha, ajo do të ishte nën kamatën prej 1,27 përqindëve në vit", tha Stavreski.

Huaja do të tërhiqet në së paku 20 transhe, ndërsa vlera minimale e një transhe është dy milionë euro.

"Projekti është edhe një konfirmim për bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer mes Qeverisë së Maqedonisë dhe BIE dhe për mbështetjen e mëtutjeshme nga ana jonë për zhvillimin ekonomik dhe për projekte infrastrukturore, e cila filloi para shumë kohe, në ish-Jugosllvi, ndërsa vazhdoi edhe pas pavarësimit të vendit", theksoi Zajc.

Projektin "Furnizimi me ujë dhe kthimi i ujërave të zeza" do ta implementojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me komunat dhe Qytetin e Shkupit. Realizimi konkret pritet të fillojë deri në fund të vitit.

Vlera e mjeteve që do t'i marrin njësitet e vetëqeverisjes lokale varet nga numri i popullatës, sipërfaqja dhe numri i vendbanimeve. Varësisht nga këto parametra, disa komuna do të fitojnë nga 300.000 deri në dy milionë euro. Si do t'i shfrytëzojnë varet nga përgatitja e tyre.

"Komunat tashmë janë të informuara. Pason plotësimi i aplikimeve, dërgimi i tyre deri te Ministria, miratimi i BIE e pastaj edhe procedura për gjetjen e kompanisë ndërtimore, e cila do t'i realizojë projektet", tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Prioritet në lidhje me huanë, shtoi do të kenë mjediset sepse qëllimi i Qeverisë është që drastikisht të zvogëlohet numri i vendbanimeve, të cilët kanë problem me furnizimin me ujë.

Projekti "Furnizim me ujë dhe kthim të ujërave të zeza", është pjesë e programit më të gjërë qeveritar për investime në sferën komunale, vlera e së cilës është 100 milionë euro. BIE financon 50 për qind nga ky program, ndërsa 50 përqindët e tjera janë projekte të Bankës Botërore, KFW banka, IPA dhe Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 14.07.2010 | 17:50
Lexuar: 521 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime