E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është bilanci nga aksioni "Kojot" i Sektorit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, në bashkëveprim me prokurorinë themelore publike, informoi në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
Çavkov: Nëntëmbëdhjetë të arrestuar, bastisje në 24 lokacione në Veles, Negotinë, Gjevgjeli dhe Shkup

Shkup, 20 korrik 2016 (MIA) - Gjithsej 19 persona janë arrestuar, pas tre personave po kërkohet, një person gjendet jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe një person gjendet në vuajtje të dënimit me burg. Janë kryer bastisje në 24 lokacione në Veles, Negotinë, Gjevgjeli dhe Shkup.

Ky është bilanci nga aksioni "Kojot" i Sektorit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz pranë MPB-së, në bashkëveprim me prokurorinë themelore publike, informoi në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.

Gjatë ditës së sotme, pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, do të ngritet padi penale penale për më shumë persona për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale "shoqërim kriminel", "plaçkitje", "prezantim i rrejshëm", "kontrabandim i migrantëve", keqpërdorim i pozitës zyrtare" dhe "prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substanvace psikotrope dhe prekursorë".

Nga të arrestuarit, pesë janë policë, të gjithë nga SPB Veles, ndërsa një rpej tyre është ndihmësshef, potencoi Çavkov dhe shtoi se hetimi ende është në vijim.

"Organizatorë të grupit kriminel janë tre persona nga Velesi, prej të cilëve një i punësuar në SPB Veles. Grupi ka filluar të veprojë nga fillimi i vitit 2015 në nivel kombëtare dhe ndërkombëtar. Nëpunësit policorë kontaktet dhe veprimet gjatë kryerjes së veprave penale i kanë kryer edhe gjatë kohës së punës", deklaroi Çavkov.

Gjatë bastisjeve janë gjetur pushka automatike, bombë dore, pistoletë, mjet për blurje të marihunanës, munision për armë zjarri, dokumentacion zyrtar, si dhe dokumentacion nga pagesa e mjeteve në para.

Sipas Çavkovit, pjesëtarët e grupit kriminel kanë marrë pjesë edhe në ngjarje veçmë të dokumetuara penale. Dy prej tre organizatorëve kanë qenë organizatorë të plaçkitjes që ka ndodhur në Veles më 8 shkurt këtë vit, kur nga të punësuar në Agjencinë për Siguri janë marrë katër kasaforta pronë e Stopanska Bankës, ku ka pasur katër milionë denarë.

"U konfirmua se i akuzuari i parë, një burrë 35-vjeçar nga Velesi në territorin e Velesit dhe Shtipit më shumë se një vit ka organizuar rrjet më të madh të dilerëve të drogës. Drogën, kryesisht marihuanë, e ka furnizuar nga Shqipëria ose nga Shkupi", tha ministri i Punëve të Brendshme. Ai shtoi se nga ana e grupit kriminel është bërë transport i të paktën 559 migrantëve, për shuma të ndryshme prej 500 deri 1.000 euro, ndërsa ka vepruar edhe përmes burgut në Gjevgjeli, ku një i dënuar ka marrë pjesë në gjetjen e migrantëve.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë nëse Goran Grujovski merr rrogë në mungesë, ministri i Punëve të Brendshme informoi se ai prej dje e ka ndërprerë pushimin mjekësor dhe u kthye në punë, dhe është shkarrkuar nga pozita shef i Drejtorisë së 5-të, ndërsa ende nuk ka vendosur të ri në vendin e tij.

Publikuar: 20.07.2016 | 15:50
Lexuar: 562 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime