E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ibrahimi thotë se kjo është një fitore e madhe për shqiptarët e Maqedonisë të cilët do të ketë mundësinë që të kenë një kanal televiziv i cili do të emeton program vetëm në gjuhën shqipe.
Zv/drejtori Ibrahimi: Hapja e kanalit të ri 24 orësh në gjuhën shqipe, fitore më e madhe e shqiptarëve









Zv/drejtori i Radio Televizionit të Maqedonis, Harun Ibrahimi, ka përshëndetur marrëveshja djeshme e cila mundëson për herë të parë në histori të hapet një kanal televiziv në gjuhën shqipe i cili do të punon njëzet e katër orë.

Ibrahimi thotë se kjo është një fitore e madhe për shqiptarët e Maqedonisë të cilët do të ketë mundësinë që të kenë një kanal televiziv i cili do të emeton program vetëm në gjuhën shqipe.

“Është një e arritur e madhe në fushën e mediave dhe mund të llogaritet si një fitore më e madhe historike që ju ka ndodhur ndonjëher shqiptarëve dhe mediave në gjuhën shqipe në Maqedoni. Sepse në mënyrë të veçantë po realizohen aspiratet e të gjitha gjeneratave që kanë punuar në Radio Televizionin e Maqedonisë duke nisur nga anëtarët e parë që e kanë themeluar këtë radio televizion. 24 orë program në televizion dhe në radiot don të thot se u realizuan aspiratat e të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të kenë servisin publik shtetëror për njëzet e katër orësh” ka deklaruar për Zhurnal, Ibrahimi.

Ibrahimi mes tjerash thot se me hapjen e këtij kanali do të zgjerohet për 30 për qind haprsira programore në radio dhe televizionin e Maqedonisë.

“Me zgjerimin e programit në gjuhën shqipe, programi në televizion dhe radio do të zgjerohet edhe për 30 për qind. Si hap i dytë pas miratimit të ligjit duhet të përcaktohet formë që do të duhet të mendohet edhe për zgjidhjen e çështjes teknike, dhe drejtuesit e këtij servisi duhet të kenë një pavarsi të plotë udhëheqëse” – ka deklaruar Zv.drejtori i RTVM-së Hrun Ibrahimi

Publikuar: 21.07.2016 | 18:40
Lexuar: 550 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime