E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai theksoi se ZZHTI-të janë me rëndësi të veçantë për ekonominë e Maqedonisë dhe shtoi se i vjen mirë që vazhdon ndërtimi i fabrikave të reja në zonat.
Hapet fabrika e


Në ZZHTI "Prilep" sot zyrtarisht u hap fabrika e "Genterm" amerikan, investim në vlerë prej 20 milionë euro, në të cilin për momentin punojnë 450 persona.

"Investimi i 'Genterm' vlerësohet në rreth 20 milionë euro, ndërsa fabrika e re do të prodhojë pjesë për nevojat e industrisë automobilistike të tregut evropian. Ajo që është më e rëndësishme për ne si Qeveri, por edhe për tërë rajonin, është që 'Genterm' veç më ka filluar me punësimin e kuadrove dhe deri më tani në këtë kompani janë të punësuar mbi 400 njerëz. Në vitet e ardhshme pritet që numri i të punësuarve të rritet në 2.000 persona, që është me rëndësi të madhe për vendin dhe veçanërisht për banorët e Prilepit dhe qytetet e rrethinës", porositi kryeministri Emil Dimitriev në hapjen e fabrikës.

Ai theksoi se ZZHTI-të janë me rëndësi të veçantë për ekonominë e Maqedonisë dhe shtoi se i vjen mirë që vazhdon ndërtimi i fabrikave të reja në zonat.

Sipas zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, hapja e kompanisë në zonën në Prilep në mënyrë shtesë do të kontribuojë për uljen e papunësisë në qytet i cili me zbatimin e politikave komplementare ekonomike në 10 vitet e fundit është zvogëluar për mbi 40 për qind.

Ai nënvizoi se eksporti nga Maqedonia dhe veçanërisht nga ZZHTI-të do të vazhdojë të shënojë rritje edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa benefiti shtesë prej tyre do të jetë edhe transferi i shpejtuar i njohurive dhe zbatimi i teknologjive të reja të cilat shfrytëzohen në kompanitë.

"Fabrika e re e 'Genterm' është dëshmi për relacionet e shkëlqyeshme afariste të vendosura midis Maqedonisë dhe SHBA-së. Gjithsej nëntë nga 23 fabrikat të cilat punojnë ose janë në fazë ndërtimi nëpër ZZHTI-të kanë kapital amerikan, ndërsa portfolioja e përgjithshme e investimeve të tyre është mbi 150 milionë euro. Pas kompletimit të investimeve për një-dy vite, pritet që numri i të punësuarve në kompanitë amerikane në Maqedoni të arrijë mbi 10.000 persona", tha Peshevski dhe shtoi se Maqedonia nga aspekti ekonomik fiton shumë me vendimin e kompaniave të huaja që të investojnë në vend.

Zëvendëskryeministri shfaqi bindje se politikat e mira ekonomike të vendosura në baza stabile do të kontribuojnë për rritje të vazhdueshme të BPV-së, rritje të eksportit dhe ulje plotësuese të papunësisë e cila nga 38 për qind para rreth 10 viteve u zvogëlua në 24,5 për qind.

Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Viktor Mizo përkujtoi se gurë-themeli i ZZHTI "Prilep" u vendos në dhjetor të vitit 2014 dhe shtoi s eme hapjen e fabrikës së "Genterm", ZZHTI "Prilep" bëhet zona e pestë funksionale ekonomike në Maqedoni pas "Shkupi 1", "Shkupi 2", "Kërçova" dhe "Shtip".

Saktësoi se në fazën e parë të investimit të "Genterm" është ndërtuar kapacitet i sipërfaqes prej 10.000 metra aktrorë në parcelë me sipërfaqe prej 38.000 metra katrorë, ndërsa sipas projeksioneve të kompanisë planifikohet që kapaciteti prodhues të rritet në 22.000 metra katrorë që do të realizohet në disa faza të mëtejshme.

Këshilltari i kryeministri Alek Nikovski potencoi se "Genterm" kishte një prej proceseve më të shpejta dhe më efikase të marrjes së vendimit për investim, ndërsa tani po shndërrohet në një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në vend.

Publikuar: 21.07.2016 | 18:51
Lexuar: 805 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime