E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja e “Kill them with kindness” nuk është e suksesshme vetëm nëpër skena, por ajo mban edhe një titull shumë të çmueshëm, “Mbretëresha e Instagramit”.
Ja shifra që fiton Selena Gomez për një postim në Instagram


Selena Gomez, është shumë e lumtur sot, sepse feston 24 vjetorin e lindjes. Jo se po bëhet një vit më e madhe, por ngaqë karriera e saj çdo ditë e më shumë vjen në ngjitje. E keni parë të aktrojë, të këndojë, nëpër kopertina revistash, por ndoshta fillimisht e kemi njohur më shumë si e dashura e Justin Bieber.

Këngëtarja e “Kill them with kindness” nuk është e suksesshme vetëm nëpër skena, por ajo mban edhe një titull shumë të çmueshëm, “Mbretëresha e Instagramit”.

Me rreth 90.9 milion ndjekës, duke u bërë kështu personi me më shumë ndjekës në rrjetin social. Të qenurit profili më i ndjekur në Instagram, bën që Selena Gomez, të përfitojë shumë të ardhura. Bëhet fjalë për shifra shumë të mëdha. E dini sa? 550.000$ vetëm për një postim të sponsorizuar në Instagram, sipas statistikave të D’Marie. Selena është një Bussinesswomen e vërtetë.

Publikuar: 23.07.2016 | 00:36
Lexuar: 497 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime