E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar ndërlidhjet midis marrjes së resveratrolit dhe volumit të shtuar në mushkëri, si dhe zvogëlimin e rrezikut nga tkurrja e rrugëve të frymëmarrjes.
Me verë të kuqe kundër kancerit
Shkencëtarët holandezë e kanë zbuluar një ndërlidhje të rëndësishme midis konsumimit mesatar të verës së kuqe dhe përmirësimit të funksioneve në mushkëri. Këtë efekt pozitiv ia dedikojnë substancës resveratrol-polifenolit natyral, i cili në masë të madhe gjendet në verën e kuqe.

Rezultatet e hulumtimit më të ri kanë treguar ndërlidhjet midis marrjes së resveratrolit dhe volumit të shtuar në mushkëri, si dhe zvogëlimin e rrezikut nga tkurrja e rrugëve të frymëmarrjes.

Në bazë të këtyre hulumtimeve të vërtetuara, me sa duket konsumimi mesatar i verës ndikon në funksionimin pozitiv të mushkërive. Hulumtimet paraprake kanë treguar se përbërësit brenda në fara dhe në lëvoren e rrushit të zi ulin sasinë e estrogjenit dhe shtojnë rritjen e testosteroneve te femrat para menopauzës, në ketë rast zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i gjirit.

Për këtë arsye ekspertët sugjerojnë që ato femra që parapëlqejnë të konsumojnë një gotë verë pas darke ajo të jetë verë e kuqe. Kanceri i gjirit është mjaft i përhapur, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit diagnostikohen rreth 230.000 raste të reja, që njëherësh është sëmundja që prin te femrat.

Publikuar: 23.07.2016 | 18:25
Lexuar: 516 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime