E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Ul presionin e gjakut: Doza ditore e çokollatës së errët, disa blloqe, mund të ndihmojë në qoftë se keni problem me presionin e lartë të gjakut.
Hani çokollatë, ulni shtypjen e gjakut
Ju pëlqen çokollata, por përderisa e kafshoni atë ju bren ndërgjegjja se pse nuk ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme?

Ju jeni gabim.

Këto janë përfitimet e shijimit, edhe pse në mënyrë të moderuar, të çokollatës:

- Rrit kujtesën: Hulumtuesit në Universitetin e Harvardit kanë zbuluar se kur njerëzit e moshuar me diabet apo tensionin e lartë të gjakut, pinë dy gota me kakao të nxehtë në ditë për 30 ditë rresht, në 89 për qind të rasteve kanë treguar rezultate më të mira në testet e kujtesës, shkruan "Zëri".

- Ul presionin e gjakut: Doza ditore e çokollatës së errët, disa blloqe, mund të ndihmojë në qoftë se keni problem me presionin e lartë të gjakut.

Në një studim nga viti 2014, studiuesit gjetën se te njerëzit e moshës në mes 18 dhe 23 vjeç, çokollata me 75 për qind kakao e zvogëlon presionin e gjakut.

- Largon stresin: Nëse shpesh ju ka ëndja ëmbëlsirat kur jeni nën presion, mos u shqetësoni. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se çokollata e errët ngadalëson prodhimin e hormoneve të stresit.

Por, duhet të keni kujdes me konsumimin e saj pasi që mund të ketë ndikime negative.

Publikuar: 23.07.2016 | 18:30
Lexuar: 488 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime