E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bregdetin e Prespës ka filluar edhe realizimi i shtegut të këmbësorëve të gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa edhe dy shtigje të reja, ashtu siç tha Misajlovski, janë ndërtuar në Dojran, njëra e gjatë 500 metra, ndërsa tjetra 150 metra.
Plazhe të reja dhe shtigje të këmbësorëve në bregun e liqenit të Prespës dhe Ohrit


Për ndërtimin e shtegut janë investuar 12 milionë denarë ose rreth 200.000 euro, por, sipas paralajmërimeve të ministrit Misajllovski, do të zgjerohet me përmbajtje plotësuese, ndërsa është parashikuar edhe ndërtimi i një plazhi modern me restoran, platforma, port të vogël,...

"Ndërtimi i plazhit të ri duhet të fillojë kah fundi i këtij viti ose fillimi i vitit tjetër", informon Misajlovski.

Qeveria përmes Ministrisë së Transportit ka ndërtuar edhe dy plazhe të reja në bregun e liqenit të Prespës në Sllivnicë dhe Stenje, dhe dy në Dojran, ndërsa planifikon edhe ndërtimin e një plazhi në Lagadin për çka veçmë është nënshkruar Marrëveshja.

Në bregdetin e Prespës ka filluar edhe realizimi i shtegut të këmbësorëve të gjatë rreth pesë kilometra, ndërsa edhe dy shtigje të reja, ashtu siç tha Misajlovski, janë ndërtuar në Dojran, njëra e gjatë 500 metra, ndërsa tjetra 150 metra.

Pjesa më e madhe e qytetarëve, tha, duan ndërtim të plazheve moderne, por heshtin, dëgjohet vetëm zëri i shoqatave të vogla ekologjike të cilat janë kundër.

Misajlovski shtoi se shtegu i këmbësorëve në Prespë do të jetë një nga më të mëdhajat që e bën Ministria, do të përfshijë tre lokacione, do të mundësojë lëvizje më të madhe në rajon dhe, ashtu siç përmendi, do të tërheqë numër më të madh të turistëve.

Publikuar: 25.07.2016 | 12:55
Lexuar: 842 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime