E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të Eurostatit, pjesëmarrja e energjisë "së gjelbër" në kuadër të konsumimit të përgjithshëm energjetik në BE në vitin 2007 ka qenë 9,7 për qind, ndërsa një vit më parë 8,8 për qind.
Rritet zbatimi i energjisė nga burimet e ripėrtėrira nė Evropė










Në energjinë e burimeve të ripërtërira në vitin 2008 kanë rënë 10,3 për qind nga energjia e përgjithshme e shpenzuar në kuadër të Bashkimit Evropian, me çka vazhdon trendi i zbatimit të saj, kumtoi Agjencia për statistikë e BE-së - Eurostat.

Sipas të dhënave të Eurostatit, pjesëmarrja e energjisë "së gjelbër" në kuadër të konsumimit të përgjithshëm energjetik në BE në vitin 2007 ka qenë 9,7 për qind, ndërsa një vit më parë 8,8 për qind.

Ekspertët parashikojnë se deri në vitin 2020 pjesëmarrja e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëria në energjinë e përgjithshme në BE do të arrijë deri në 20 për qind.

Pjesëmarrje më të madhe të energjisë elektrike "ekologjike" në shpenzimin e përgjithshëm të rrymës mes vendeve të BE-së në vitin 2008 ka pasur Suedia me 44,4 për qind, para Finlandës me 30,5, Letonisë me 29,9 dhe Austrisë me 28,5 për qind.

Nga ana tjetër, pjesëmarrje më të vogël të energjisë nga burime të ripërtërira ka pasur Malta me vetëm 0,2 për qind, ndërsa pas saj pasojnë Luksemburgu me 2,1, Britania e Madhe me 2,2, Holanda me 3,2 dhe Belgjika me 3,3 për qind.

Nën termin burime të ripërtërira nënkuptohen burimet e energjisë, të cilat ndodhen në natyrën dhe të cilat tërësisht ose pjesërisht ripërtërihen, si energjia e ujërave, erës, Diellit, biomasave dhe burimet termale.

Publikuar: 14.07.2010 | 19:50
Lexuar: 671 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime