E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeni Max ishte i vetmi që ndjeu mungesën e tij dhe duke shfrytëzuar nuhatjen e gjeti të riun dhe qëndroi me të deri në momentin e shpëtimit.
Qeni mban gjallë djalin e humbur në mal









Nëse nuk ju mjaftojnë arsyet se përse qeni është miku më i mirë i njeriut, ja ku mbërrin një tjetër nga Meksika.

Një 14-vjeçar mbijetoi i vetëm për thuajse 2 ditë në një zonë malore falë qenit Max, i cili e ka shoqëruar në çdo moment të aventurës së tij të pakendshme.

Adoleshtenti Juan Heriberto Trevino ndodhej në një zonë të thellë malore të vendit së bashku me një grup nga shkolla e tij për një piknik. Gjatë shëtitjes ai rrëshqet dhe bie në një gropë të thellë dhe humb ndjenjat për pak kohë.

Qeni Max ishte i vetmi që ndjeu mungesën e tij dhe duke shfrytëzuar nuhatjen e gjeti të riun dhe qëndroi me të deri në momentin e shpëtimit.

“Max qëndroi me mua në çdo moment. E përqafoja që të ngrohesha në orët e ftohta të natës dhe gjatë ditës gjeti një burim uji ku pimë që të dy”, rrëfen 14-vjeçari.

Pas 44 orësh, i riu u gjet nga shërbimet e emergjencës. Ai u transportua menjëherë në spital për kontroll mjekësor, ndërsa autoritetet i njohën rolin kyç qenit Max për shpëtimin e Juan.
Qeni mban gjallë djalin e humbur në mal
Qeni mban gjallë djalin e humbur në mal

Publikuar: 25.07.2016 | 13:24
Lexuar: 601 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime