E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Familja e tij nuk pati asgjë, gjithçka çfarë ai arriti në jetë thuhet se e bëri vetë dhe atë duke qenë një kontabilist i thjeshtë.
Rockefeller dhe 12 këshillat e tij të arta
John Rockefeller ishte një industrialist amerikan dhe filantrop. Ai ishte bashkë-themelues i kompanisë Standard Oil, e cila ka kryesuar industrinë e naftës.

Rockefeller revolucionarizoi industrinë e naftës, dhe së bashku me industrialistë të tjerë të rëndësishme si Andrew Carnegie, përcaktoi strukturën e filantropisë moderne.

Familja e tij nuk pati asgjë, gjithçka çfarë ai arriti në jetë thuhet se e bëri vetë dhe atë duke qenë një kontabilist i thjeshtë.

Për këto arsye ai është i pari biznesmen amerikanë me të cilin shteti krijoi sistemin biznesi-shteti, duke e përkrahur në idetë e tij zhvilluese.

Rockefeller ishte edhe themelues i dy universiteteve të famshme ndër shekuj, Universiteti i Çikagos dhe Universiteti Rockefeller, si dhe ka financuar themelimin e Universitetit Qendror Filipine në Filipine.

Në jetën e tij Rockefeller ka dhuruar më shumë se 500 milion dollarë për bamirësi. Citohet shpesh për thënien e famshme se "Rritja e një biznesi të madh është thjesht një mbijetesë e më të fortit”.

Ai është i njohur edhe për 12 këshillat të cilat thuhet se i ndihmuan shumë njerëzve me probleme financiare dhe që të arrinin pasuri dhe sukses.

1. Puno më pak për të tjerët dhe më shumë për vete. Sa më pak që punon për vete aq më keq do të jetosh.

2. Kurse para. Kërko ku mund të blesh produkte të lira dhe me zbritje.

3. Nëse ke pak para, nis një biznes. Nëse nuk ke aspak para, duhet të nisësh biznes menjëherë.

4. Rruga për tek pasuria është vetëm nëpërmjet të ardhurave pasive që vijnë nga ju pavarësisht përpjekjeve. Krijo një burim të të ardhurave pasive dhe jeto për kënaqësinë tënde.

5. Mendo se si të fitohen 50.000 dollarë në muaj. Mundet edhe më tepër. Por jo edhe më pak.

6. Paratë do të vijnë tek ju nëpërmjet njerëzve tjerë.

7. Të rrethuarit me njerëz të varfër gjithmonë të çon në varfëri. Patjetër duhet të komunikosh me fitues dhe optimistë.

8. Varfëria vjen në rast se ikën nga përgjegjësitë.

9. Studio biografitë dhe mendjet e njerëzve më të pasur në botë.

10. Ëndrrat janë gjëja më e rëndësishme në jetën tënde. Njeriu fillon të vdesë kur ndalon së ëndërruari.

11. Ndihmojë njerëzve jo për para, por me zemër të pastër. Por vetëm atyre njerëzve të cilëve t’i dëshiron t’ju ndihmosh. Jep 10% nga të ardhurat personale në bamirësi.

12. Krijoni një sistem biznesi dhe kënaqu me paratë e tij.

KosovaPress

Publikuar: 25.07.2016 | 15:01
Lexuar: 607 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime