E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi. , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe me pas i ka vënë zjarrin.
Krimi i rëndë në Tiranë - Një person u ve flakën, vdesin dy pacient








2 paciente humbën jetën dhe rreth 25 të tjerë janë plagosur e asfiksuar si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, në Tiranë. Viktimat janë Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë dhe Hani Mali, 55 vjeç nga Laçi e cila u gjet poshtë një shtrati, e karbonizuar.

Nga veprimet paraprake në terren të grupit hetimor, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Arsyeja mendohet se është një konflikt midis këtij shtetasi dhe shtetasit D. Saraçi, 47 vjeç.

Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi. , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të kanë qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi dhe Hani Mali nga Laë, po 55 vjeç, të cilat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet i shtruar në një spital privat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/ Top Channel

Publikuar: 25.07.2016 | 16:49
Lexuar: 660 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime