E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Skënderbeu (Poroj) – Vardari, Golemo Konjare – Shkëndija, Çakllani Pallçishti i Epërme – Rabotniçki, Vllaznimi – Teteksi,Euromilku – Renova. Ndeshjet e Kupes zhvillohen me 17 gusht
Kampionati i ri i futbollit fillon me 7 gusht
FFM- TËRHIQET SHORTI PËR KAMPIONATIN DHE KUPËN E MAQEDONISË PËR SEZONIN 2016/17





Sezoni i ri futbollistik do të ketë ndryshime në sistemin e garave, do të luhet me katër raunde, me nga 9 xhiro në secilin rreth, ose në përgjithësi 36 raunde garuese, pa play-off dhe pa play-out. Sezoni i Ligës së Parë do të fillojë me 7 gusht, ndërsa gjysmësezona vjeshtore përfundon me 4 dhjetor. Gjysmësezoni pranveror do të fillojë me 19 shkurt të vitit 2017. Sezoni do të filloj me një derbi shkupjan. Që në xhiron e parë do të ndeshen Vardari – Shkupi, ndeshje që nihet për rivalitetin ndërmjet tyre dhe pritet të jetë një përballje mjaft interesante. Shkëndija do të ndeshet me Sileksin, Bregallnica me Renovën, Pobeda kundër Pelisterit, dy skuadra të inkuadruara nga Liga e dytë si dhe Makedonija Gj.P kundër Rabotniçkit. Në bazë të përforcimeve të bëra dhe gjendjes ekonomike, edhe këtë vit për titull do të luftojnë Shkëndija dhe Vardari, me kuqezinjtë e Tetovës më të etur për trofe.

Ndërkaq Liga e Dytë e Maqedonisë, sezonin e ri garues do ta fillojë me 13 gusht, ndërsa shorti deshti që në xhiron e parë të kemi dhe derbin e ri, ku Metallurgu që u largua nga Liga e Parë të luajë me Teteksin që mbeti edhe këtë sezon në ligën e dytë. Në ndeshjet tjera takohen, Horizont T. – Vëllazërimi, Vardari Negotino – Akademija Pandev, Lubanci – Skopje, ndërsa Euromilk është e lirë, pasi që Mlladost CD është tërhequr nga garat ende pa filluar sezoni dhe pritet të mësohet nëse do të ketë ekip tjetër që do të zë vendin e saj.

Gjithashtu është bërë edhe tërheqja e shortiti për 1/16 të Kupës së Maqedonisë, ku të gjitha ekipet e Ligës së Parë do të luajnë me kundërshtarë të rangut më të ulët.

Në ndeshjet e 1/16 luhet vetëm një ndeshje: Ndeshjet në mes 32 ekipeve do të luhen me 17 gusht, ku do të takohen: Vardari Negotinë – Shkupi, Skënderbeu (Poroj) – Vardari, Golemo Konjare – Shkëndija, Çakllani Pallçishti i Epërme – Rabotniçki, Vllaznimi – Teteksi, Fortuna – Pobedën, Svetksa Volino – Metallurgu, Bellasica – Pelisteri, Akademija Pandev – Makedonija Gj.P, Luboteni – Horizont T., Euromilku – Renova, Novaci – Skopje, Malesh – Sileksi, Kozhufi – Vëllazërimi, Bregallnica e lirë, ndërsa Mlladost CD nuk dihet nëse do të garojë.


KF Cakllani

Publikuar: 25.07.2016 | 18:00
Lexuar: 770 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime