E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Diferenca me kërkesën gjithsesi mbetet ende e konsiderueshme duke qenë se kërkesa e menaxherit është për 7 milionë euro në vit, si dhe një rritje të ndjeshme për sa i përket pjesës së të drejtave të imazhit.
Napoli ofron deri në 50 mln, Interi reziston për Icardin

Napoli ka rritur presingun, Icardi po i shkel syrin, por Interi thotë sërish jo. Sulmi i ri nga Presidenti i të kaltërve De Laurentiis nuk ja ka dalë të rrëzojë murin e ngritur nga zikaltërit.

Oferta e Napolit për kapitenin e Interit është pak a shumë e njëjta, 6 milionë euro në vit përfshirë dhe 50 % të të drejtave të imazhit si dhe një klauzolë largimi prej plot 100 milionë eurosh në kontratë.

Diferenca me kërkesën gjithsesi mbetet ende e konsiderueshme duke qenë se kërkesa e menaxherit është për 7 milionë euro në vit, si dhe një rritje të ndjeshme për sa i përket pjesës së të drejtave të imazhit.

Napoli përmirësoi ofertën që ju prezantua Interit për kartonin e numrit 9 të zikaltërve, nga 35 milionë euro plus dy të tjerë në formë bonusesh që kishte ofruar të dielën, De Laurentiis ka arritur të vërë në tavolinë 45 milionë euro plus 2 të tjera bonuse.

10 milionë në shumë, është dicka e konsiderueshme po të merret parasysh se oferta e dytë është bërë vetëm 24 orë më pas, por sërish mbeten pak në sytë e Interit që vazhdon ta konsiderojë Icardin një lojtar të pashitshëm për projektin e së ardhmes.

kështu edhe propozimi i dytë është konsideruar i papështatshëm nga Interi që do të mudn të ulej për të diskutuar me Napolin vetëm përballë një oferte nga 70 milionë euro e sipër. Brenda pak kohësh De Laurentiis sic bëjnë të ditur mediat italiane do ta provojë sërish.

Publikuar: 26.07.2016 | 11:49
Lexuar: 396 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime