E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, të cilat besojnë se mund të japë ende kontribut, përkundër faktit se i ka mbushur 32 vjet.
Chelsea e do Tevezin
Carlos Tevez mund të kthehet në futbollin evropian, pasi u kthye për një kohë të shkurtër në Amerikën e Jugut, raporton Zëri.

Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane, të cilat besojnë se mund të japë ende kontribut, përkundër faktit se i ka mbushur 32 vjet.

Mediat britanike shkruajnë se sulmuesin e njohur e duan në Angli, respektivisht në Premierligë.

Më saktësisht, tabloidi “Daily Star” shkruan se Chelsea e ka ndërmend ta transferojë sulmuesin e Boca Juniorsit dhe “Blues” janë duke e përgatitur një ofertë për të.

Para klubit nga “Stamford Bridge”, interesim për Tevezin ditë më parë kishte shprehur edhe Interi në Itali. Sidoqoftë, ai ka insistuar se nuk do të largohet nga Argjentina këtë verë.

Ai ka luajtur me sukses me ekipet, West Ham, Manchester United, Manchester City dhe Juventus.

Publikuar: 26.07.2016 | 18:40
Lexuar: 483 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime