E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rruga “Kongresi i Manastirit” kap shifrën e 12 milion denararëve, dhe është e ndërtuar me të gjitha standardet bashkohore. Kjo rrugë posedon edhe projekt të ujrave atmosferik, projekt të ndriçimit publik.
Teuta Arifi inspekton asfaltimin e rrugës “Kongresi i Manastirit”
Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi sot ka inspektuar punimet në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Ajo në deklaratën për mediat ka theksuar që rruga “Kongresi i Manastirit” është në vazhdën e investimeve kapitale infrastrukturore të institucionit që ajo drejton.

Rruga “Kongresi i Manastirit” kap shifrën e 12 milion denararëve, dhe është e ndërtuar me të gjitha standardet bashkohore. Kjo rrugë posedon edhe projekt të ujrave atmosferik, projekt të ndriçimit publik.

Gjatësia e rrugës ështe 500 metra dhe 6 metra gjërësi. Asfaltimi i përgjithshëm është 3.000 metra katrorë, kurse paralelishtë zhvillohen punimet edhe në ndërtimin e rethores dhe skajorëve.

Arifi gjithashtu ka theksuar që kjo ështe vetëm një nga investimet e shumta që Komuna e Tetovës punon gjithëandej në qytet dhe në viset periferike të qytetit.

Ndryshe dje Arifi në faqen e sajë zyrtare të rrjetit social Facebook, publikoi fotot e fillimit të asfaltimit të rrugës “168”.
Teuta Arifi inspekton asfaltimin e rrugës Kongresi i Manastirit

Publikuar: 27.07.2016 | 15:19
Lexuar: 1718 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime